Ekonomia

Qeveria e miraton: Paga minimale e deklaruar do jetë 30 mijë lekë në muaj

Qeveria e miraton: Paga minimale e deklaruar do jetë 30 mijë lekë

Paga minimale e deklaruar në Shqipëri do të jetë 30 mijë lekë. Këtë ka vendosur qeveria shqiptare dhe u miratua sot në Këshillin Kombëtar të Punës gjatë mbledhjes së ditës së sotme, me në krye ministren e Financave Anila Denaj. Miratimi vjen dy muaj pasi kryeministri Rama premtoi se paga minimale e deklaruar nuk do jetë më 26 mijë, por 30 mijë, (300 mijë lekë të vjetra) e detyrueshme për çdo punëdhënës. 

Ministrja Denaj tha:

Paga bazë minimale në shkallë vendi, e detyrueshme për t’u zbatuar nga çdo person juridik a fizik, vendas ose i huaj, propozohet të jetë 30.000 lekë në muaj nga 26.000 lekë në muaj që është caktuar me VKM  nr.809 date 26.12.2018, duke u rritur  me  15.4 %, tha ministrja duke shtuar se kjo ka qenë një iniciativë e Qeverisë por dhe kërkesë e sindikatave të punës.

Ministrja tha gjithashtu se qeveria vazhdimisht ka bërë përpjekje për të promovuar kulturën e dialogut social.

“Përfshirja e Qeverisë në Këshillin Kombëtar të Punës me 7 Ministri është një shëmbull i mirë i bashkëpunimit ndërinstitucional, sipas edhe rekomandimeve të Organizatës Botërore të Punës, shenjë e angazhimit në kuadër të përgjegjësisë sociale, u shpreh Ministrja, duke thesuar,  se  legjislacioni i punës përcakton kornizat ligjore dhe institucionale për dialogun social trepalesh, bisedimet kolektive dhe zgjidhjen miqësore të mosmarrëveshjeve të punës” .

*Pritet që detajet të publikohen në vijim.