Ekonomia

Pse trazirat politike të Kazakistanit po ndikojnë në uljen e çmimit të Bitcoin?

Pse trazirat politike të Kazakistanit po ndikojnë në uljen e

Çmimi i Bitcoin ra ditën e sotme në nivelet më të ulëta, që nuk janë parë që nga shtatori, pasi Kazakistani, vendi i dytë më i madh për minierat e Bitcoin, humbi aksesin në internet mes trazirave politike për çmimet e energjisë.

Kriptomonedha më e madhe në botë ra deri në 8% dhe nën 36 mijë euro pasi investitorët shitën kriptomat e tyre, pjesërisht për shkak të krizës në Kazakistan, por edhe për shkak të procesverbaleve të publikuara nga banka qendrore e SHBA-së që tregonin se do të shtrëngohen politikat monetare.

Mbikëqyrësi i sigurisë kibernetike Netblocks tha se ndërprerja e internetit në Kazakistan ndikoi në një shkallë mbarëkombëtare që nga mëngjesi i sotëm.

Ndërprerjet e vazhdueshme vijnë mes protestave të zgjeruara kundër rritjes së papritur të çmimeve të energjisë që filluan në fundjavë në qytetin perëndimor të Zhanaozen.

Kombi i Azisë Qendrore ka qenë ‘shtëpia’ e dytë më e madhe e minierave të Bitcoin pas Shteteve të Bashkuara. Kjo pasi vendi fqinj i Kazakistanit, Kina, i largoi minatorët e kriptomonedhave në maj të vitit të kaluar për shkak të konsumit të lartë të energjisë së minierave të Bitcoin-it.

Minierat janë vendi që mundëson procesin e krijimit të monedhavce të reja dhe mbajtjen e një regjistri transaksionesh.

Bitcoin përdor një system që kërkon që një rrjet global kompjuterësh të funksionojë në të njëjtën kohë kur kryhet një transaksion. Kjo është arsyeja pse përdor kaq shumë energji, pasi është krijuar për të inkurajuar rritjen e përpjekjeve kompjuterike.

Qeveria e Kazakistanit është përpjekur të shtrëngojë rregullat mbi minierat muajt e fundit në një përpjekje për të dekarbonizuar ekonominë. Vendi së fundmi zbatoi një ligj për të vendosur taksa shtesë për minierat e kriptove që do të hyjnë në fuqi këtë vit.

Në një postim në Twitter, minatori kazak Didar Bekbau pohoi: "Po, nuk ka internet, kështu që nuk ka miniera... Shpresojmë javën e ardhshme gjithçka do të jetë rregullohet."