Ekonomia

Për herë të parë kartëmonedhë 10.000 lekëshe në treg. Tre risitë deri në fund të 2021-shit

Për herë të parë kartëmonedhë 10.000 lekëshe

Do jenë tre kartëmonedha të reja, mes tyre një që nuk ka qarkulluar më parë në Shqipëri, të cilat do të hidhen në treg këtë vit.

Banka e Shqipërisë tregon se deri në fund të 2021-shit do të dalë në treg kartëmonedha 10 mijë lekshëse ose 100 mijë lekëshi (me të vjetra). Ende nuk është bërë publike se di do të duket, materiali apo elementët dhe figura që do e karakterizojë. Ndërsa mësohet se do dalin në treg edhe 1 mijë lekëshi dhe 2 mijë lekëshi në versionin e ri.

Për herë të parë kartëmonedhë 10.000 lekëshe

Banka e Shqipërisë njofton: Prodhimi i një serie të re kartëmonedhash është një proces kompleks, gjatë të cilit mund të hasen vështirësi teknike që mund të shkaktojnë ndryshime në afatet e planifikuara për hedhjen në qarkullim të kartëmonedhave.

Sipas Bankës prerjet e reja e bëjnë shumë të vështirë falsifikimin e tyre, ndërsa në vitin 2022 do të hidhet në treg prerja e fundit prej 500 lekësh.

Kartëmonedhat ishin parashikuar të hidheshin në treg vitin e kaluar, por pandemia ndali punën e prodhimit të tyre si dhe mes parashikimit për zgjatje të afatit për shkak të problemeve teknike që mund të ndodhin derin në hedhjen në treg. 

*Tiranapost.al.