Ekonomia

Për emigrantët që kthehen në Shqipëri dhe duan të hapin biznes, do u jepet një grant

Për emigrantët që kthehen në Shqipëri dhe duan të

Çdo emigrant që kthehet në Shqipëri dhe do që të hapë një biznes, do të marrë një grant prej 5 mijë eurosh. Nga prezantimi i planit ekonomik të PS, ministrja e Financave deklaroi se Shqipëria 2030 është Shqipëria e sipërmarrjes shqiptare, ajo e prodhimeve 'Made in Albania'.

Anila Denaj:

Sot, 94% e shërbimeve tatimore ndodhen online. Kemi rikthyer shpresën për një proces të thjeshtë, kemi rimbursuar TVSH-në në kohë optimale, angazhimi është dhe do të mbetet. Prej 1 janari të këtij viti biznesi i vogël do të paguajë 0 taksa. Pagesa e taksave do të jetë e gjitha dixhitale. Kemi mbështetur bizneset. Në do të japim 5 mijë euro grant për çdo emigrant të kthyer që hap biznes në Shqipëri. Shqipëria 2030 është Shqipëria e sipërmarrjes shqiptare, ajo e prodhimeve 'Made in Albania'. Shqipëria 2030 është Shqipëria e të rinjve.

*Tiranapost.al.