Ekonomia

Paundi bie në nivelin më të ulët ndaj dollarit që nga viti 1985

Paundi bie në nivelin më të ulët ndaj dollarit që nga

Paundi ka rënë në nivelin më të ulët kundrejt dollarit amerikan që nga viti 1985. Një paund u këmbye me 1.145 dollarë të mërkurën pasdite - një nivel i paparë në 37 vjet.

Guvernatori i Bankës britanike, Andreë Bailey, paralajmëroi se në këtë pikë, shumë pak mund të bëhet për të parandaluar që Britania të zhytet në recesion. Arsyet sipas tij janë të qarta: ndikimi i luftës së Rusisë në Ukrainë dhe çmimet e energjisë.

Banka pret që ekonomia të tkurret në tre muajt e fundit të 2022 dhe të vazhdojë tkurrjen deri në fund të 2023.

Paralajmërimi vjen përpara një plani të qeverisë për të kufizuar një rritje të faturave të energjisë.