Ekonomia

Nga rritja e pensioneve, tek pagat e administratës. Prezantohet paketa antikrizë

Nga rritja e pensioneve, tek pagat e administratës. Prezantohet paketa

Është prezantuar sot paketa antikrizë në një konferencë shtypi. Paketa është mbështetje afatmesme, duke nënkuptuar se nuk bëhet fjalë për paketa ndihme të përkohshme, por rritje të pensioneve, ndihmës ekonomike dhe pagave.

“Paketa është konceptuar si një mbështetje afatmesme, jo e përkohshme e shtrirë në një apo dy, tre muaj. Kjo do të thotë se konsideruam faktin që kriza është e një natyre të paparashikueshme për fundin e saj”, tha Rama.

Çfarë përfshin paketa?

Për pensionet

Pensionet indeksohen njëherë në vit, në prill. Për herë të parë do të riindeksohen. Do të llogariten me normën e inflacionit, që shkon 9.5%. Kjo vlen edhe për personat me aftësi të kufizuar, me 7.5%.

Do të rrisim me 10% ndihmën ekonomike, ndërkohë që do të dyfishohet ndihma ekonomike për gratë kryefamiljare me dy fëmijë.

Vazhdon programi i rritjes së pagës për sektorët prioritarë. Do të rriten pagat për administratën që nuk janë prekur prej shumë kohësh. Do të rriten pagat për policinë e shtetit dhe policinë e burgjeve.

Do të rritet paga minimale nga 32 mijë në 34 mijë lekë.

Vijon:

Mbështetja për naftën pa taksa për fermerët.

Mbështetja për peshkimin.

Mbështetja për mosprekjen e biletës së transportit.

Mosrritja e çmimit të energjisë elektrike për familjarët dhe për bizneset e vogla.

Çdo kilovat mbi 800, do të paguhet me çmimin e tregut. Ky vendim synon të krijojë dhe një presion për të ulur konsumimin e energjisë elektrike.