Ekonomia

Nga 2021-shi bizneset e vogla nuk do paguajnë më tatimin mbi fitimin dhe TVSH-në

Nga 2021-shi bizneset e vogla nuk do paguajnë më tatimin mbi fitimin

Nga 1 janari i 2021-shit bizneset e vogla me xhiro vjetore deri në 14 milionë lekë, ose rreth 115 mijë euro në vit, nuk do të paguajnë tatimin mbi fitimin.

Ligji ‘Për tatimin mbi të ardhurat’ u miratua gjatë seancës së sotme në Kuvend.

Gjithashtu u miratua edhe heqja e TVSH-së për të gjitha bizneset e vogla me xhiro vjetore deri në 8 milionë lekë, ose rreth 64 mijë euro.

Këto dy ligje do të jenë në fuqi deri në vitin 2029, me qëllim që të ndihmojnë biznesin e vogël pas goditjes ekonomike nga pandemia dhe tërmeti i 2019-s.