Ekonomia

Naftëtarët e Ballshit do të marrin dy vite pagë nga buxheti i 2022

Naftëtarët e Ballshit do të marrin dy vite pagë nga buxheti

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku në Komisionin për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin ka deklaruar se naftëtarët e Ballshit do të marrin dy vite pagë nga buxheti i shtetit.

"Naftëtarët e Ballshit do të marrin përsëri pagë nga buxheti i shtetit në vitin që vjen. Të 830 naftëtarët në kushte të papunësisë pasi nuk punon rafineria e Ballshit do i kompensojë me 300 milionë lekë, paga do të jetë 30 mijë lekë. Për të gjithë naftëtarët që nuk rifillojnë punë si në rafineri apo diku tjetër, ne si ministri do të marrim përsipër edhe financimin e tyre në vitin 2023", tha Balluku.

Tiranapost.al