Ekonomia

Nafta nga sot do të shitet me 4 lekë më shtrenjtë, rriten dhe benzina e gazi

Nafta nga sot do të shitet me 4 lekë më shtrenjtë, rriten

Bordi i Transparencës ka vendosur të ndryshojë sërish çmimet e karburanteve. Sipas vendimit më të fundit, vihet re një rritje e çmimit të naftës me pakicë, nga 169 lekë/litër në 173 lekë/litri.

Benzina është rritur me 1 lekë. Nga 172 lekë/litri do shitet me 173 lekë/litri. Edhe gazi është rritur me 1 lekë për litër, nga 62 lekë/litri, do të shitet 63 lekë/litri me pakicë.

Çmimet e reja do të hyjnë në fuqi sot në orën 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit.