Showbiz

Mos ëndërroni një çantë Chanel, por mësoni si të bëheni menaxherë të Chanel! Këshilla nga Alketa Vejsiu për vajzat në 8 Mars

Mos ëndërroni një çantë Chanel, por mësoni si

Alketa Vejsiu i ka dedikuar rreshta të gjatë këtë 8 Mars çdo vajze dhe gruaje që e ndjek në Instagram. Pa “Gëzuar e shumë urime”, por me këshilla për të qenë të arrira. Ku qëndron sekreti?

“Kjo është dita e vajzave jo veç dita e nënave të mrekullueshme që meritojnë respekt dhe adhurim të përhershëm; mirënjohje që na kanë mbajtur me dashuri e mundim në trupin e tyre, që mes dhimbjes së ardhjes në jetë e mëkimit me qumësht, na shoqërojnë në të gjitha gëzimet dhe dhimbjet e jetës duke na mbajtur dorë për dore si fëmijë, edhe kur rritemi e bëhemi nëna vetë. Sepse për nënat do të mbetemi përherë fëmijë!

Jam shumë e lumtur që kam lindur Grua! Libri i preferuar i adoleshencës time ka qenë “Sikur të isha djalë”, por ai më pëlqente sepse besoja dhe besoj tek dashuritë e mëdha dhe romancat e vërteta, por kurrë s`e kam artikuluar atë titull, sepse nuk mendoj që duhet të jesh djalë për të arritur gjëra.

Madje mendoj që në shumë dimensione të lidershipit vlen shprehja “Thuaji një burric c’duhet të thotë dhe do ta thotë, jepi një gruaje një punë që duhet ta kryejë dhe ajo do ta bëjë”!

Për çdo vajzë që më ndjek dhuroj një 🌹 sot dhe e falënderoj që me mbështetjen e saj më ka ndihmuar të besoj që mund t’ia dal. Kam njohur vajza të jashtëzakonshme në jetën time, heroina të jetës së çdo dite ( e para është Mami im), të cilat kanë formëzuar atë që jam unë sot! Faleminderit❤️

Do të jem mbështetje për çdo vajzë në përpjekje për t`ia dalë ku mund të kem rol qoftë edhe modest, dhe do të duartrokas fort me admirim çdo vajzë që ia ka dalë!

Mposhteni xhelozinë që mund t`ju lindë në zemër kur shihni një vajzë të realizuar. Zgjidhni ta admironi dhe mos harroni që në jetë do ekzsitojë gjithmonë dikush që ka më shumë apo më pak se ty!

Mos harroni atë që thoshte Estée Lauder; “Fytyra më e bukur në botë? Ështe e jotja!”.

Nga përvoja mund t`ju them ; Dija është forcë! Investohuni për të qenë sot më të ditura se dje, e nesër më të ditura se sot. Investohuni në një edukim të mirë, mos ëndërroni të blini një çantë Chanel si blogeret e Instagramit, por të bëni një trajnim që mund t`ju bëjë nesër Menaxhere tek Chanel😘

çdo gëe që pasuron dijen s`do të dalë kurrë nga moda, por këto gjëra Instagrami dhe heroinat e tij do t`jua mësojnë gjithmonë e më pak.

Luftoni që të jeni të pavarura. 10 cent të fituara vetë vlejnë më shumë se një monedhë e gjetur. Dhe Dream Big! Gjithmonë!

Ju përqafoj”, shkruan Alketa.