Ekonomia

Merr fund shqetësimi i shoqatave e biznesit mbi bllokimin e llogarive bankare

Merr fund shqetësimi i shoqatave e biznesit mbi bllokimin e llogarive

Pas letrës të shoqatave të biznesit ndaj udhëzimit të procedurave tatimore, ku ligji parashikon cënimin e llogarive personale të ortakëve dhe administratorit, lidhur me detyrimin tatimor të kompanisë, Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka ndryshuar udhëzimin.

Ministria ka publikuar një njoftim për shtyp në faqen e saj zyrtare ku sqaron Udhëzimin 44 datë 09.11.2020 “Për një ndryshim në Udhëzimin Nr. 24, datë 02.09.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”.

Unioni i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë i drejtoi një letër ministres së Financave, Anila Denaj dy ditë më parë ku shkruhej se se udhëzimi nr.44 krijonte arbitraritet dhe pasiguri në klimën e biznesit për investitorët e huaj.

Ministria e Financave sqaron ndryshimet sipas kërkesës së shoqatave të biznesit: Për të eliminuar çdo mundësi keqinterpretimi dhe paqartësi të panevojshme.

Konkretisht:

“Saktësimet e bëra në këtë Udhëzim u kërkuan të adresojnë dhe unifikojnë problematikën e ngritur nga bankat dhe tatimpaguesit, për mënyrën e operimit të administratës tatimore, në lidhje me mbledhjen me forcë të detyrimeve, ku janë konstatuar praktika të ndryshme në rajone të ndryshme apo për tatimpagues të ndryshëm.

Për të sqaruar komunitetin e biznesit, udhëzimi vjen në linjë me ligjet në fuqi pasi është një akt juridik shpjegues dhe nuk shkon në asnjë rast jashtë kompetencave që njeh ligji. Për të eliminuar çdo mundësi keqinterpretimi dhe paqartësi të panevojshme, duke konsideruar maksimalisht shqetësimin e ngritur nga grupet e interesit, Ministria e Financës dhe Ekonomisë saktëson këtë çështje me Udhëzimin nr. 44, me disa ndryshime dhe shtesa sipas dokumentit në aneks”, thuhet në njoftimin e MFE-së.

Merr fund shqetësimi i shoqatave e biznesit mbi bllokimin e llogarive

Linku zyrtar këtu: http://www.financa.gov.al/mbi-udhezimin-44-date-09-11-2020-per-nje-ndryshim-ne-udhezimin-nr-24-date-02-09-2008-per-procedurat-tatimore-ne-republiken-e-shqiperise/

*Tiranapost.al.