Ekonomia

Media greke: Shqipëria mund të shndërrohet në qendër energjetike për Europën

Media greke: Shqipëria mund të shndërrohet në qendër

Në një kohë kur e gjithë Europa po vuan krizën energjtike të cmimeve, gazeta greke “To Vima”, në një artikull mbi burimet e mëdha energjetike të vendit tonë, shprehet se Shqipëria mund të shndërrohet së shpejti në qendër energjetike për Europën.

“Shqipëria mund të të luajë një rol kyç në sektorin e gazit në Evropë, pasi kompania amerikane Excelerate Energy Inc planifikon ta përdorë atë për të ofruar gaz dhe produkte në pjesën tjetër të rajonit,” shkruan ndër të tjera “To Vima”.

Sipas një raporti të euractiv.gr , kompania do të sigurojë termocentrale lundruese në Shqipëri, duke e lejuar atë të prodhojë energji elektrike, të nxisë prodhimin dhe të rrisë eksportet.

Përveç kësaj, kompania po punon me Exxon Mobil Corp për të ndërtuar një projekt për konvertimin e gazit natyror të lëngshëm në energji elektrike në Vlorë.

CEO i Excelerate Steve Compos tha se shpresonte që të përdorë projektin LNG në Vlorë për t’u zgjeruar më tej në vendet e tjera të rajonit. “Është një projekt i mirë energjetik për Shqipërinë,” tha Kompos për marrëveshjen lundruese të Bloomberg.

“Ndërsa Shqipëria kërkon të përmirësojë sigurinë energjetike dhe qëndrueshmërinë, ne kemi besim se një zgjidhje e bazuar në LNG do të sigurojë besueshmëri në rrjetin elektrik të vendit, duke plotësuar njëkohësisht burimet e rinovueshme dhe alternative”, shton ai.