Ekonomia

Mbaron “Dimri i Kriptove”: Vlera e Bitcoin dhe Etherit pëson rritje këtë të hënë

Mbaron “Dimri i Kriptove”: Vlera e Bitcoin dhe Etherit pëson
Ndërsa pranvera ka ardhur duket se edhe dy kriptovalutat më të njohura po lulëzojnë gjithashtu.

Gjatë javës së fundit, si Bitcoin ashtu edhe Ether janë rritur me rreth 16%, pas një një periudhe të gjatë rënieje.

Bitcoin po tregtohet me 47,630 dollarë dhe Etheri me 3,387 dollarë ditën e sotme.

Muajt ​​e fundit janë referuar si një dimër i kriptove , pasi Bitcoin ra në nivelin më të ulët prej rreth 33,184 dollarë dhe Ether në në minimum prej 2,455 dollarësh në fund të janarit.

Kriptovalutat më të vogla si XRP, Cardano, Avalanche dhe Solana gjithashtu panë rritje gjatë fundjavës. Nga këto monedha, Solana përjetoi kërcimin më të madh ditor prej më shumë se 10% që nga e diela dhe u rrit me 22% gjatë javës së kaluar.

Tiranapost.