Ekonomia

Kriza ushqimore/ Katër anije të ngarkuara me drithë nisen nga portet ukrainase për në Stamboll

Kriza ushqimore/ Katër anije të ngarkuara me drithë nisen nga

Katër anije që transportonin prodhime ushqimore lundruan nga portet e Detit të Zi në Ukrainë për në Stanboll të dielën si pjesë e një marrëveshjeje për të zhbllokuar eksportet detare të vendit, thanë zyrtarët ukrainas dhe turq.

Katër transportuesit ishin të ngarkuar me më shumë se 160,000 ton misër dhe produkte të tjera ushqimore.

Rifillimi i eksporteve të drithrave po mbikëqyret nga një Qendër e Përbashkët Koordinuese në Stamboll, ku po punon personeli rus, ukrainas, turk dhe i Kombeve të Bashkuara.

OKB-ja dhe Turqia ndërmjetësuan marrëveshjen muajin e kaluar pas paralajmërimeve të OKB-së për shpërthime të mundshme të urisë në pjesë të botës për shkak të ndalimit të dërgesave të grurit nga Ukraina që kishin çuar çmimet në rritje.

Para pushtimit, Rusia dhe Ukraina së bashku përbënin gati një të tretën e eksporteve globale të grurit.