Ekonomia

Konfindustria thirrje qeverisë edhe opozitës për çmimin e naftës: Merrni masat, rritja rrezikon një krizë të vërtetë

Në pikat e tregtimit të karburanteve çmimi i naftës dhe benzinës ka pësuar një rritje me rreth 8 lekë më shumë se një javë më parë. Konkretisht, çmimi për 1 litër naftë ka arritur në 177 lekë, nga 161 lekë që tregtohej pak ditë më parë, teksa një litër benzinë tregtohet për gati 179 lekë. Rritje ka pësuar edhe çmimi i gazit nga 76 deri në 89 lekë për litër.

Konfindustria thirrje qeverisë edhe opozitës për çmimin e

Konfindustria ka reaguar duke kërkuar një ndërhyrje të menjëhershme të qeverisë për të zbutur pasojat e rritjes së çmimit, të cilësuar në mënyrë të pakontrolluar. Në të kundërt, Konfindustrua parashikon pasoja të pallogaritshme për 2021-2022. Në reagimin e Konfindustrisë i kërkohet edhe opozitës, tashmë në Kuvend që bashk/ me qeverinë të marrin sa më shpejt masat e nevojshme. Konfindustria thotë se gati një paketë të plotë propozimesh lidhur me ndërhyrjet që duhet të kryhen:

“Rritja e çmimeve të karburanteve rrezikon të marri përmasat e një krize të vërtetë energjetike në vitin 2021-2022 me pasoja të pallogaritshme negative për vendin. Konfindustria ka përgatitur paketën e plotë të propozimeve të saj institucionale, fiskale dhe ekonomike lidhur me ndërhyrjet e domosdoshme, që duhen bërë në tregun e karburanteve për të zbutur pasojat e rritjes së çmimeve në tregjet ndërkombëtare. Konfindustria do të paraqesë institucionalisht para vendimarrjes politike, të shumicës dhe pakicës në Kuvendin e Shqipërisë, paketën e kërkesave për përmirësimin e ndërtimit dhe funksionimit të sotëm të tregut të karburanteve. Në mungesë të marrjes së veprimeve të shpejta dhe profesionale nga institucionet shtetërore biznesi, qytetarët dhe ekonomia kombëtare do të përballet me kosto shtesë nga rritja e çmimeve të importuara nga tregjet ndërkombëtare".

Nëse nuk ka një reagim dhe një vendimmarrje, qytetarët, bizneset dhe vetë buxheti i shtetit do të përballen me kosto shtesë mjaft të larta: Po ashtu edhe mjedisi dhe shëndeti i popullsisë. Konfindustria cë në pah se çmimet e karburantit në Shqipëri janë më të lartat në të gjithë Europën.

"Tregu i karburanteve në Shqipëri karakterizohet nga grupimet kartel dhe oligopol, që fillojnë nga shërbimet portuale, tregtia me shumicë dhe pakicë. Biznesi, qytetarët dhe buxheti i shtetit shqiptar, përveç rritjes së fortë të çmimit të publikuar përballen më kosto shtesë të fshehura mjaft të larta si pasojë e cilësisë së dobët të karburanteve, evazionit fiskal dhe kostove të pranisë së koncesioneve dhe PPP në sistem. Pasojave të rënda në mjedis dhe shëndetin e popullsisë. Ministria përkatëse, agjencitë qeveritare të kontrollit të cilësisë dhe rregullatorët e sotëm të tregut, kanë dështuar krejtësisht në zbatimin e detyrave ligjore përkundrejt tregut të karburanteve. Çmimet e karburanteve në tregun shqiptar gjatë sezonit veror dhe në vazhdim në muajin shtator 2021 janë rritur në vlera, që shkojnë mbi 60% per gazin e lëngshëm dhe më shumë se 10% për naftën dhe benzinën. Çmimet e karburanteve në Shqipëri janë ndër më të lartat në gjithë Europën, përfshi edhe vendet shumë më të pasura të kontinentit. Tregu i karburanteve është më i madhi në vend mbi 10% të PPB dhe me ndikim të drejtpërdrejtë në gjithë sektorët e tjerë të ekonomisë, industrive, biznesit, prodhimit vendor dhe qytetarëve shqiptarë".

-Çfarë ka ndryshuar konkretisht?

Sipas mediave televizive, shtrenjtimi i Naftës është me 15 deri në 25 lekë për litër. Edhe gati që në fillim të këtij viti ishte 50-60 për litër, sot llogaritet me 90 lekë, një shtrenjtim me 30-40 lekë.

Ekspertët thonë se rritja ka ndodhur për shkak të rritjes së çmimit të naftës në tregjet kombëtare.

-Reagimi i Plotë i Konfindustrisë:

Konfindustria i kërkon vendimarrjes politike shqiptare përfshi opozitën, Kuvendit të Shqipërisë dhe qeverisë, të marrin sa më shpejt masat e nevojshme për të zbutur pasojat e rritjes së pakontrolluar të cmimit të karburanteve. Rritja e cmimeve të karburanteve rrezikon të marri përmasat e një krize të vërtetë energjitike në vitin 2021-2022 me pasoja të pallogaritshme negative për vendin.

Konfindustria ka përgatitur paketën e plotë të propozimeve të saj institucionale, fiskale dhe ekonomike lidhur me ndërhyrjet e domosdoshme, që duhen bërë në tregun e karburanteve për të zbutur pasojat e rritjes së cmimeve në tregjet ndërkombëtare. Konfindustria do të paraqesë institucionalisht para vendimarrjes politike, të shumicës dhe pakicës në Kuvendin e Shqipërisë, paketën e kërkesave për përmirësimin e ndërtimit dhe funksionimit të sotëm të tregut të karburanteve. Në mungesë të marrjes së veprimeve të shpejta dhe profesionale nga institucionet shtetërore biznesi, qytetarët dhe ekonomia kombëtare do të përballet me kosto shtesë nga rritja e cmimeve të importuara nga tregjet ndërkombëtare.

Konfindustria shpreh shqetësimin për mungesën e plotë të deritashme të përgjegjësisë së institucioneve shtetërore lidhur me rritjen e fortë të cmimeve të karburanteve dhe pasojave shkatërruese të tyre në biznesin, qytetarët dhe ekonominë kombëtare.

Tregu i karburanteve në Shqipëri karakterizohet nga grupimet kartel dhe oligopol, që fillojnë nga shërbimet portuale, tregëtia me shumicë dhe pakicë. Biznesi, qytetarët dhe buxheti i shtetit shqiptar, përvec rritjes së fortë të cmimit të publikuar përballen më kosto shtesë të fshehura mjaft të larta si pasojë e cilësisë së dobët të karburanteve, evazionit fiskal dhe kostove të pranisë së koncesioneve dhe PPP në sistem. Pasojave të rënda në mjedis dhe shëndetin e popullsisë. Ministria përkatëse, agjencitë qeveritare të kontrollit të cilesisë dhe rregullatorët e sotëm të tregut, kanë dështuar krejtësisht në zbatimin e detyrave ligjore përkundrejt tregut të karburanteve.

Cmimet e karburanteve në tregun shqiptar gjatë sezonit veror dhe në vazhdim në muajin shtator 2021 janë rritur në vlera, që shkojnë mbi 60% per gazin e lëngshëm dhe më shumë se 10% per naftën dhe benzinën. Cmimet e karburanteve në Shqipëri janë ndër më të lartat në gjithë Europën, përfshi edhe vëndet shumë më të pasura të kontinentit. Tregu i karburanteve është më i madhi në vend mbi 10% të PPB dhe me ndikim të drejtëpërdrejtë në gjithë sektorët e tjerë të ekonomisë, industrive, biznesit, prodhimit vendor dhe qytetarëve shqiptarë.

Gjergj Buxhuku

Administrator i Përgjithshëm

***

Ndërkaq, Britania po vuan nga një krizë e energjisë, mungesa e karburantit dhe ushqimit, që pritet të zgjasë me muaj. Një rritje masive e kostos me shumicë të gazit ka bërë që një pjesë e vogël e firmave të energjisë të mbyllen, ndërsa konsumatorët rrezikojnë të përballen me fatura të larta këtë dimër.

*Tiranapost.al.