Ekonomia

Ja si duket nga lart pista e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës

Ja si duket nga lart pista e Aeroportit Ndërkombëtar të

Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot një foto nga Aeroportit Ndërkombëtar i Vlorës.

Pamja e marrë nga lart tregon pistën (3200 metër të gjatë dhe 60 metër e gjerë) e cila duket se tashmë po merr formë.

Gjithashtu në aeroport po ndërtohet edhe “taxiway” me një 3200 metra dhe gjerësi 38 metra, ndërkohë që, sipas ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, kanë përfunduar 4 lidhjet e saj prej 175 metrash.

Ndërtimi i këtij aeroporti po kryhet nga bashkimi i kompanive të regjistruara në Zvicër, Mabco Construction, i përbërë nga Mabetex Group, i cili mban 50% të aksioneve, YDA Group me 48% dhe A Group sh.p.k me 2%.

Kategoria e aeroportit do të jetë 4E, që do të thotë se plotëson kushtet për avionë të mëdhenj.

Ky do të jetë aeroporti i tretë ndërkombëtar në Shqipëri pas Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës dhe Aeroportit Ndërkombëtar të Kukësit.