Ekonomia

Ja dolëm në një vit të vështirë! Ministrja Denaj liston vendimet ekonomike që u morën për shkak të pandemisë

Ja dolëm në një vit të vështirë! Ministrja Denaj

Deputeti Artur Roshi ka kërkuar ditën e sotme interpelancë me ministren Denaj, lidhur me situatën ekonomike por edhe duke akuzuar se bizneset nuk u mbështetën, po ashtu qytetarët që sipas tij nuk morën ndihmë ekonomike. Por ministrja e Financave, Anila Denaj paraqiti një tjetër tablo, duke thënë se bizneset janë ndihmuar po ashtu edhe pagat e luftës që janë dhënë për punonjësit e prekur nga pandemia, biznest e të cilëve u mbyllën pas masave anti-Covid.

Nga foltorja e Kuvendit, ministrja Denaj shtoi se numri i të punësuarve ishte më i lartë në 2020-ën.

Anila Denaj:

"Bizneset e vogla në Shqipëri, në vitin 2020 ishin në valën e parë të vështirësive të falimentit. U mbyll ekonomia, jo vetëm këtu. Recesioni ekonomik në botë parashikohet në 3.5%. Edhe pse mbyllja e ekonomisë dhe vështirësitë e biznesit u përballën me pandeminë dhe tërmetin, unë them se ja dolëm në një vit të vështirë.

Biznesi i vogël mori masa për të dalë nga kjo situatë me ndihmën e qeverisë. Janë dhënë paga për 300 mijë individë. Qeveria qëndron në anën e bizneseve duke eleminuar disa taksa. Vitin që shkoi, në vlerën neto të regjistrim, çregjistrim, kemi një situatë me neto pozitiv 203 neto. Kjo nuk do të thotë që biznesi nuk e ka pasur të vështirë por masat e marra kanë bërë të mundur që të mos mbyllen bizneset. Në raport me likuiditetin theksoj, se ne kemi marrë masa për riskedulimin e tatim-fitimit për bizneset e vogla. Dhamë likuiditet përmes garancive sovrane.

Fiskalizimi ka filluar, janë 7 sisteme. Ftesa vlen për ju që të merrni kuponin. Për punësimin, po t'i kthehemi 2020, ishte një vit i vështirë pasi shumë persona humbën punën e tyre. Në dhjetor të 2020 numri mbi 689 mijë ndërsa në dhjetor të 2019 ishte 688 mijë.

Përsa i takon taksës së arsimit. Kjo është një taksë që vendoset nga pushteti vendor, Bashkia Tiranë dhe është e drejta për financat, ku këshilli i njësisë vendore ka të drejtë të vendosë taksën dhe të ofrojë një infrastrukturë arsimore. Falja e gjobave dhe penaliteteve. Ne kemi nënshkruar këtu aktin për faljen e gjobave".

*Tiranapost.al.