Ekonomia

Humbjet në blegtori, Braçe: E urrej ta them por ua pata thënë! A ka vlerë fjala në këtë vend?

Humbjet në blegtori, Braçe: E urrej ta them por ua pata

Deputeti Erion Braçe pas bujqësisë, ka ngritur edhe problemet e blegtorisë. Duke analizuar disa shifra të INSTAT mbi humbje të mëdha në këtë sektor, Braçe thotë se këmbanat e alarmit i ka ngritur me kohë por askush nuk e dëgjoi atëherë.

Statusi i deputetit Erion Braçe:

65 mijë lopë më pak nga 31 dhjetor 2018! 250 mijë dele dhe 100 mijë dhi më pak nga 31 dhjetor 2018! 131 mijë ton qumësht më pak nga 31 dhjetor 2018!

INSTAT ka publikuar të dhënat e blegtorisë për vitin 2021!

Shikoni, e urrej të them “ju pata thënë”, por rezulton e provuar gjithçka, madje këtë here me të dhëna nga vetë Ministria e Bujqësisë!

Në nëntor 2018, kur ndryshoi TVSh për bujqësinë, ju thashë e në fund edhe ika nga Komisioni i Ekonomisë në Kuvend për tre orë me radhë u mundova të bindja për ta ndaluar pasojën, këtë që e keni më lart me shifra!

Nuk dëgjoi kush!

Po tani? Do vijoni me “e fryn Erioni se nuk është kështu situata”?

A ka vlerë fjala në këtë vend?

Nese ka, ndryshoni TVSH për bujqësinë që të mos humbim akoma më bageti, akoma më ushqim!

Duhet prodhuar në vend, duhet bërë tani!

Humbjet në blegtori, Braçe: E urrej ta them por ua pata

Humbjet në blegtori, Braçe: E urrej ta them por ua pata

Humbjet në blegtori, Braçe: E urrej ta them por ua pata