Ekonomia

Guvernatori Sejko: Presim stabilizim ekonomik, por gjithçka varet nga pandemia. Sezoni veror do jetë test

Guvernatori Sejko: Presim stabilizim ekonomik, por gjithçka varet nga

Ekonomia e vendit pritet të stabilizohet për dy vjet. Këtë deklaroi Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko. Në konferencën për shtyp ai tha se pritet që të ketë përmirësisim të situatës ekonomike dhe se rritja e kreditimit po stabilizon ekonominë, duke shtuar se të ardhurat buxhetore kanë pësuar një rënie të lehtë.

Guvernatori tha se megjithatë parashikimet e Bankës së Shqipërisë do të varen edhe nga situata me pandeminë e koronavirusit dhe se sezoni veror/ turizmi do të jetë një test se si do të vijë rritja ekonomike:

Pjesë nga deklarata e Guvernatorit Gent Sejko:

Aktiviteti ekonomik pritet që të stabilizohet për dy vjet.

Viti i kaluar u mbyll me recesion. Në bazë të deklaratës së politikës monetare parashikojmë të kemi rritje ekonomike gjatë 2 viteve në vijim. Rritja ekonomike për këtë vit parashikohet në 4.9% ndërsa vitin tjetër 4.1%.

Sa më shpejt të vaksinohet popullsia aq më shpejt do të përmirësohen dhe treguesit ekonomikë.

Inflacioni ishte më i ulët nga se pritej. Ecuria u ndikua nga çmimet e ushqimeve. Aktiviteti ekonomik po shkon drejt përmirësimit. Politika fiskale do të mbetet simuluese.

Rritja e kreditimit po stabilizon ekonominë. të ardhurat buxhetore kanë pësuar rënie të lehtë. Kursi i këmbimit shfaqet i qëndrueshëm. Nuk ka ndryshuar norma bazë për lekun.

Turizmi është një test sesi do të vijë rritja ekonomike. Pasiguritë janë të larta. Parashikimet ekonomike varen edhe nga pandemia.

Politika jonë, për të promovuar monedhën kombëtare.

Shtrëngimi i masave ndaj Covid ndikoi në punësim. Shkalla e papunësisë u rrit në fund të 2020. Rritja e nivelit të papunësisë në 11.8%. Masat shtrënguese për pandeminë kanë ndikuar në punësim.

Të ardhurat buxhetore kanë shënuar rënie të lehtë ndërkohë që shpenzimet janë rritur. Zgjerimi i kredisë ka qenë relativisht i balancuar. Ecuria në rritje e akreditimit. Rritja e kërkesës të të kërkojë rritje të punësimit. Qëndrimi aktual i politikës monetare mbetet i përshtatshëm.

*Tiranapost.al.