Ekonomia

Gjermania jep 58.2 milionë euro për Shqipërinë!

Gjermania jep  58.2 milionë euro për Shqipërinë!

Mes Shqipërisë dhe Gjermanisë u firmos sot protokolli për bashkëpunim ekonomik, ndërsa shteti gjerman i siguroi vendit tonë 58.2 milionë euro.

“Angazhimi i ri prej 58.2 milionë euro që Republika Federale e Gjermanisë merr përsipër të sigurojë për Bashkëpunimin Dypalësh Teknik dhe Financiar, do të jetë jetik në thellimin e procesit të transformimit social dhe institucional shqiptar. Bashkimi Evropian dhe vendet anëtare të tij, me Gjermaninë si një prej tyre, përfaqësuan një zë të fortë në ndihmën e ofruar për Shqipërinë”, tha ministrja e Financave, Anila Denaj, në takimin që u zhvillua online.

Gjermania jep  58.2 milionë euro për Shqipërinë!

Nga ana tjetër, Santiago Alonso Rodriguez, përfaqësuesi i lartë në Ministrinë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, gjatë këtij takimi tha:

“Që nga viti 2018, Gjermania ka mbështetur qeverinë shqiptare me 144 milionë euro. Vetëm në 2 vitet e fundit, rreth 20 qytete në Shqipëri u ndihmuan mbi problemet mjedisore, siç është dhe shpërdorimi i ujit. Më shumë se 6500 njerëz u punësuan dhe të tjerë u ndihmuan për hapjen e një biznesi. Gjithashtu, më shumë se 2.1 milionë konsumatorë përfituan furnizim me energji elektrike të përmirësuar. Të gjitha këto ndihma vijnë për të mbështetur Shqipërinë në rrugën e saj drejt BE-së”.

Gjermania jep  58.2 milionë euro për Shqipërinë!

Në takim pjesëmarrës ishte edhe Peter Zingraf, ambasadori gjerman në Shqipëri, si dhe përfaqësues të tjerë të Ministrisë gjermane.