Ekonomia

Forbes publikon listën e miliarderëve europianë

Forbes publikon listën e miliarderëve europianë

Po ashtu si në SHBA, edhe pasuria e miliarderëve të Europës është shtuar së tepërmi përgjatë vitit 2020. Sipas kalkulimeve të revistës së mirënjohur “Forbes”, 3 trilion dollarë i janë shtuar pasurisë të më të kamurve në kontinent.

Më i pasuri prej tyre është manjati i argjendarive europiane Bernard Arnault, i cili e dyfishoi pasurinë e tij nga 76 miliard dollarë në 150 këtë vit, një dëshmi se produktet franceze të luksit vazhdojnë të jenë në kërkim.

Ajo që bie në sy është fakti se ndonëse miliarderët amerikanë operojnë më tepër në fushën e teknologjisë, në Europë manjatët janë kryesisht sipërmarrës të objekteve të luksit.

Lista e 10 më të pasurve të kontinentit:

1. Bernaurd Arnault dhe familja e tij, me një pasuri që kap vlerat e 150 miliardë dollarësh dhe që renditet i treti për nga pasuria në botë.

2. Amancio Ortega Gaona, aksioneri themelues i grupit të modës Inditex renditet i dyti në Evropë dhe i 11 në botë me një pasuri që kap vlerat e 77 miliardë dollarëve.

3. Francoise Bettencourt Meyers dhe familja e saj, renditen të tretën në Evropë dhe të 12 në botë me një pasuri qe kap vlerën e 73.6 miliardë dollarëve.

4. Francois Pinault dhe familja e tij, renditen të katërtit në Evropë dhe të 32 në botë me një pasuri që kap vlerat e 42.3 miliardë dollarëve.

5. Beate Heister & Karl Albrecht Jr, renditen të pestët në Evropë dhe të 35 në botë me një pasuri që kap vlerat e 39.2 miliardë dollarëve

6. Dieter Shvarc, rënditet i 38 në botë me një pasuri që kap vlerat e 36.9 miliardë dollarëve.

7. Giovanni Ferrero, renditet i 40 në botë me një pasuri që kap vlerën e 35.1 miliardë dollarëve. 56 vjeçari

Tiranapost.al