Ekonomia

Euro në rënie të vazhdueshme, kur parashikohet një rritje e lehtë

Euro në rënie të vazhdueshme, kur parashikohet një rritje e

Që ditët e para të pandemisë, nga marsi i vitit 2020, euro po njeh vetëm trend rënës në këmbimin me monedhën vendase, lek.

Veçanërish shtatori pësoi rënien më të madhe. Në tregun valutor një euro aktualisht po këmbehet me 121 lekë dhe ky dobësim sipas ekspertëve, lidhet me disa arsye.

Së pari arsyeja janë paratë e pakontrolluara që hyjnë në ekonominë shqiptare. Së dyti dhe lëvizja në arenën ndërkombëtare me kriptovalutat, fakt që po e mban euron të nënçmuar.

Konkretisht si?

Së pari në vend futet një fluks parash të gjeneruara nga aktivitete të paligjshme dhe kriminale. Këto para janë zakonisht në monedhën euro.

Së dyti përsa u takon kriptovalutave: Tre javët e fundit në arenën ndërkombëtare ka pasur lëvizje të mëdha të monedhave, sepse Kina vendosi që kriptomonedhat t’i quajë ilegale.

Megjithatë ekspertët parashikojnë një rritje të lehtë të euros nga nëntori deri në dy javët e para të dhjetorit.