Ekonomia

Emigrantët rrisin të ardhurat pas daljes nga karantina në tre muaj, Banka Shqiptare jep shifrat

Emigrantët rrisin të ardhurat pas daljes nga karantina në tre

Dalja nga karantina në periudhën korrik-shtator ka sjellë të ardhura nga emirgrantët në Shqipëri. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, pas rënies së fortë në tremujorin e dytë të vitit nga prilli në qershor, emigrantët, ata që mundën të bënin dërgesa valutore sollën 197 milionë euro, me një rritje prej 7 % ose 76 milionë euro më shumë se gjatë karantinës.

Sipas Bankës së Shqipërisë prurjet valutore qenë më të lartat që nga viti 2010, kohë kur emigrantët sollën në Shqipërisë 219 milionë euro. Rritja e dërgesave valutore duket se nuk lidhet vetëm më rikthim të aktivitetit ekonimik dhe heqjes së karantinës. Por edhe me rritjen e remitancave të ardhura nëpërmjet kanaleve formale.

Emigrantët rrisin të ardhurat pas daljes nga karantina në tre

Emigrantët rrisin të ardhurat pas daljes nga karantina në tre

Sipas Bankës së Shqipërisë, bllokimi i transportit në BE apo vende të tjera jashtë si masë për të mos përhapur pandeminë, ka bërë që emigrantët ti dërgojnë paratë përmes transfertave bankare apo shoqërive të tjera jo banka.

Sipas të dhënave: Nga janari deri në shtator remitancat kanë arritur në 470 milionë euro, me një rënie prej 51 milionë eurosh nga e njëjta periudhë e një viti më parë.

Emigrantët rrisin të ardhurat pas daljes nga karantina në tre

Gjatë periudhës së karantinës emigrantët sollën vetëm 121 milionë euro, niveli më i ulët që nga 2009-ta.

*Tiranapost.al.