Ekonomia

Emërimet e reja, nga Gjekmarkaj nënkryetar parlamenti tek Grida Duma kryetare komisioni në vend të Albana Vokshit

Emërimet e reja, nga Gjekmarkaj nënkryetar parlamenti tek Grida Duma

Deputetët Albana Vokshi, Luan Baçi, Flamur Noka, Edmont Spaho, nuk do të jenë nga sot më deputet të grupit parlament të Partisë Demokratike, pas vendimit të kryesisë së PD-së, sot Lindita Nikolla lexoi vendimet e marra nga grupi parlamentar.

Këto janë emërimet e reja:

Nënkryetar i Kuvendit Agron Gjekmarkaj, duke zëvendësuar Enkelejd Alibeaj,
Grida Duma kryetare komisioni për punët dhe çështjet sociale dhe largohet Albana Vokshi.

Flutura Açka kryetare për komisionin për edukimin duke liruar nga detyra Agron Gjekmarkaj.

Dhurata Çupi propozohet si zëvendës kryetare për komisionin për çështjet ligjore

Sekretariati për Buxhetin u propozua që sekretar të jetë Xhelal Mziu.

Në sekretariatin për Procedurat, Votimet dhe Etikën, është propozuar Bledion Nallbati si anëtar. Dashnor Sula si sekretar në sekretariatin për Statusin e Deputetit. Ndërsa në sekretariatin për Kërkimin Parlamentar, Bibliotekën dhe Botimet është propozuar Lindita Metaliaj si anëtare.

Emërimet e reja, nga Gjekmarkaj nënkryetar parlamenti tek Grida Duma

Emërimet e reja, nga Gjekmarkaj nënkryetar parlamenti tek Grida Duma

Emërimet e reja, nga Gjekmarkaj nënkryetar parlamenti tek Grida Duma

Tiranapost.al