Ekonomia

Dy nga sektorët më të goditur prej pandemisë dhe shifrat

Dy nga sektorët më të goditur prej pandemisë dhe shifrat

Transporti i mallrave nga deti shënoi përmirësime në nëntor, duke u rritur me 32 për qind në raport me vitin e kaluar, por transporti Detar si për pasagjerët dhe mallrat ishte më i godituri nga pandemia.

Në 11-mujorin e vitit 2020, volumi i mallrave të përpunuara në porte është 3.919 mijë ton, duke u ulur me 4,4%, krahasuar me njëmbëdhjete mujorin e vitit 2019.

Rënia ishte e pranishme edhe në transportin hekurudhor. Në 11-mujorin e vitit 2020, volumi i mallrave të transportuar me hekurudhë është 23.279 mijë ton/kilometër, duke u ulur me 42,0%, krahasuar me 11-mujorin e vitit 2019.

Në 11-mujorin e vitit 2020, volumi i mallrave të transportuar me ajër ishte 1.616,7 tonë duke u ulur me 23,9%, krahasuar me 11-mujorin e vitit 2019. Për të pranisë së kufizimeve edhe në nëntor numri i fluturimeve të kryera është 1.246 duke shënuar një rënie me 41,4 %, në krahasim me nëntor 2019.

Sektori i transportit ka paraqitur dobësi sidomos në linjat e pasagjerëve. Krahasuar me nëntor 2019, ky tregues është ulur 63,4% në transportin detar. Në 11-mujorin e vitit 2020, kanë udhëtuar me linjë detare 344.660 pasagjerë, duke u ulur me 77,0%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019.

Nëntor 2020, transporti ajror i pasagjerëve zë 77,2% të transportit gjithsej. Numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linja ajrore, në 11-mujorin e vitit 2020 është 1.224.874 pasagjerë duke u ulur me 60,1%, krahasuar me 11-mujorin e 2019.

49,3 % e tregtisë me jashtë nga deti

Në nëntor 2020, vlera e mallrave të tregtuara (eksport dhe import) është 83,0 mld lekë dhe 49,3% e tyre u transportua me det. Në 11-mujorin e vitit 2020, vlera e mallrave të tregtuara (eksport dhe import) është 792,6 mld lekë dhe 49,5% e tyre u transportua me det.

Dy nga sektorët më të goditur prej pandemisë dhe shifrat

Mallrat e eksportuara me rrugë në nëntor  2020 janë rritur me 13,5%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019. Në 11-mujorin e vitit 2020, mallrat e eksportuara me det zënë 55,6%, me rrugë 42,5% dhe me ajër 0,5. Mallrat e eksportuara me rrugë janë ulur 2,5% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019.

Në 11-mujorin e vitit 2020, mallrat e importuara me det zënë 46,8%, me rrugë 47,2% dhe me ajër 2,9%. Mallrat e importuara me rrugë janë ulur me 0,4% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019.