Çmimi i arit ka kaluar për herë të parë vlerën prej 2770 dollarësh të martën, duke shënuar një moment historik.
Ari, i njohur si një strehë e sigurt për investitorët, vazhdon të ndjekë një trend rritës pavarësisht rreziqeve gjeopolitike në rritje.
Duke nisur vitin me një çmim prej 2065 dollarësh, ari ka regjistruar një rritje prej rreth 34% që nga fillimi i vitit, performancë kjo më e mira në 45 vitet e fundit.
Kjo situatë ka bërë që shumë investitorë të preferojnë arin si një formë mbrojtjeje ndaj pasigurisë ekonomike dhe politike.