Braçe apel në Kuvend: Duhet të krijohet Bursa e Bujqësisë! Karteli i grumbulluesve po vendos çmime të padrejta për bujqit
Deputeti Socialist, Erion Braçe, në seancën e sotme plenare, ka folur sërish për çmimet e padrejta që karteli i grumbulluesve po vendos në dëm të bujqërve dhe që janë pengesë për rritjen e ekonomike. Braçe ka theksuar rëndësinë e krijimit të një Burse për Bujqësinë për të ndaluar këto parregullsira që i bëhen sektorit më të gjerë ekonomik në vend.
“Çfarë do thoni që i ka numëruar gabim Erioni, që nuk janë aq lopët se i ka numëruar ai gabim, e i fryn ai për të vënë në siklet qeverinë. S’kam asnjë lloj interesi është qeveria ime, do doja ta mbështesja me gjithë fuqinë time. Por është sektori më i gjerë i ekonomisë kombëtare, nuk perfiton asgjë nga rritja ekonomike me 5.97%. Fitojnë sektorë të tjerë plot, por ky jo. Ky është problemi që kemi. Me këtë duhet të përballemi.
Është një tmerr ajo që ndodh në tregun bujqësor, karteli i grumbulluesve po përcakton çmimet në dëm të bujqërve dhe është përfshirë në një xhiro marramendëse informale të çmimeve të padrejta, të parregullta. Në faturë shkruhen këto çmime. Prandaj unë në çdo seancë do përsëris të njëjtin apel: Duhet bursa e bujqësisë. Pa bursën e Bujqësisë do vazhdojmë të kemi të njëjtën situatë”, tha Braçe.