Ekonomia

Ballkani ta pranojë që shqiptarët prodhojnë verën më të mirë

Ballkani ta pranojë që shqiptarët prodhojnë verën

Kantinat më të mira të verërave shqiptare po ekspozojnë produktet e tyre në Panairin Ndërkombëtar të Verës, që, për 4 ditë po mbahet në Beograd, “Wine Vision”.

Me një traditë të gjatë në tregun shqiptar, por dhe atë të huaj, prodhuesit e verës nuk e fshehin krenarinë, kur thonë se, jo vetëm në Ballkan, por edhe përtej Adriatikut, verërat shqiptare janë më të mira dhe këtë duhet ta themi me zë të lartë, - thonë ata.

Ballkani ta pranojë që shqiptarët prodhojnë verën

Në disa prej përshtypjeve të përcjella në videon e publikuar në fund të ditës së parë të këtij panairi, sipërmarrës me emër si Nurellari, Faba, Arbëri, Belba, Lundra etj., rrëfejnë se si kanë ardhur deri këtu ku sot diferenca edhe mes fqinjësh dallohet qartë për çdo vizitor.

Ndiqni përmes videove disa prej opinioneve të marra prej tyre, teksa ekspozojnë varietetet e ndryshme të verërave tradicionale shqiptare në stendat e këtij panairi:

Kantina "Pupa"


"Lundra Wine"


Kantina "Belba"


Kantina "Faba"


Kantina "Nurellari"


Kantina "Arbëri"