Ekonomia

Amnistia fiskale kërkon kohë. Deputetët kërkojnë të shtyhet

Amnistia fiskale kërkon kohë. Deputetët kërkojnë

Amnistia fiskale është parashikuar për t’u kaluar në Kuvend brenda këtij korriku, por deputetët e Komisionit të Ekonomisë kërkuan të shtyhet votimi për në shtator.

"Kjo nuk është tërheqje e qeverisë. Ne e hodhëm këtë projektligj. Presim që të marrë gjithë kohën e duhur që të kemi dakordësi. Nuk është tërheqje. Kur e nisëm nuk menduam sa komente dhe sugjerime do na vinin. Vlerësojmë faktin për kohën. Qeveria mirëpret të gjitha sugjerimet, propozimet dhe vërejtjet. Por t’i japim vlerën dhe kohën e duhur", tha deputetja Evis Kushi.

”Po kjo nuk është tërheqje. Duhet më shumë seriozitet. Ne bëmë një seancë dëgjimore shumë profesionale. Kërkuam të gjitha palët e interesit, i falenderojmë për kohën që harxhuan, komentet këtu dhe tek Komisioni i Ligjeve. Nuk ka të bëjë fare me tërheqje por profesionalizëm", tha kryetarja e Komisionit Milva Ekonomi.

Ministrja Denaj ndërkaq tha se grupet e punës në Ministrinë e Financave do të punojnë edhe gjatë gushtit për aktet nën-ligjore.

”Ne faktikisht kemi diskutuar që konsultimi publik është bërë me grupet e interesi.t Unë ndërkohë kam ngritur ekipet për projekt- aktet, pra aktet nënligjore, që të përfitojmë edhe gushtin për diskutim publik. Një ligj pa aktet- nënligjore nuk mund të quhet i plotë prandaj po vijojmë me punën", shtoi Denaj.