Ekonomia

Ahmetaj i përgjigjet akuzave për 100 mijë vende të humbura pune gjatë karantinës

Ahmetaj i përgjigjet akuzave për 100 mijë vende të humbura

Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj ka analizuar situatën ekonomike në Shqipëri dhe bilancin e vendeve të humbura të punës në të gjithë vendin gjatë periudhës së karantinës.

Përmes një deklarate për mediat Ahmetaj foli me fakte dhe hodhi poshtë akuzat për 100 mijë vende të humbura pune në fillim të pandemisë. Ministri sqaroi se gjatë perudhës Mars-Prill, përveç atyre të cilët nuk u lejuan të punojnë, kanë humbur vendet e punës 40 mijë qytetarë nga të cilët siç shprehet ai 26 mijë e 900 janë rikthyer në punë.

“Ka një tymnajë që sot vlen të davaritet që është në kënvështrimin tim tymnajë e qëllimshme. Qershori i vitit 2020 ka sot të punësuar aktivë në listëpagesa 673 mijë e 147 të punësuar. Kemi hyrë në Janar të këtij viti me 686 mijë e 97 të punësuar. Pra e gjithë kjo tymnajë se kemi humbur 100 mijë vende pune. Ekonomia shqiptare po njeh rritje të shpejtë pas pandemisë. Goditja më e fortë ka qenë në muajin Mars dhe Prill ku kemi, pa ata që nuk u lejuan të punojnë, kemi 40 mijë vende të humbura pune dhe 26 mijë e 900 i kemi rikuperuar brenda Majit dhe Qershorit. Kjo është një shifër zyrtare e verifikuar”, tha Ahmetaj.