Showbiz

Egreis, blogerja shqiptare me 600 këpucë është kthyer në Shqipëri për një rrëfim e ca plane biznesi

Egreis, blogerja shqiptare me 600 këpucë është kthyer

Për herë të parë në një intervistë televizive në "Ftesë në pesë" ishte blogerja dhe sipërmarrësja shqiptare që jeton në Amerikë, Egreis Gjergjani. Ajo tregoi historinë e saj të suksesshme se si mundi t`ia dilte në Amerikë për të ngritur bizneset e saj, për të rritur tre fëmijë, e për të qenë blogere me mbi 600 palë këpucë.

[caption id="attachment_376381" align="aligncenter" width="1080"] Egreis me familjen, foto nga 'Ftesë në pesë'[/caption]

[caption id="attachment_376382" align="aligncenter" width="1080"] Egreis me vajzën, foto nga 'Ftesë në pesë'[/caption]

?Rrija me djalin gjithë ditën në shtëpi. E mbaja në krahë si Simban tek kukullat dhe sa vinte burri ia jepja menjëherë. Merre, i thosha se s`mundem më. Kam shumë respekt për gratë që rrinë në shtëpi dhe rritin fëmijët gjithë ditën. Vetëm se kjo s`është për mua. Është punë e lodhshme. I thashë burrit s`e bëj dot më. Bëra shumë kërkime. Meqë kisha dy dashuri të mëdha: biznesin dhe fëmijët i bashkova të dyja. Krijova linjën me veshje për fëmijë. Burri ishte në Angli ato ditë, unë u nisa për në Turqi. Isha 4 muajshe shtatzënë. Me vete mora djali 1 vjeç e gjysmë. Kur isha rrugës e mora burrin në telefon dhe i thashë: Ika. Edhe djalin e more me vete, më tha?, tregoi Egreis Gjergjani e cila shtoi: ?Kam ndër mend të hap një kompani në Shqipëri. Të punësoj gra që të qepin rrobat e mia. Të ndihmoj ekonominë tonë, jo Kinën dhe Turqinë. Po kjo në plane 5-vjeçare?.

?Egreis blogere dhe sipërmarrëse apo nënë e tre fëmijëve??, e pyeti Bieta dhe Egreis u përgjgj se fëmijët ishin të parët dhe biznesin e kishte krijuar për ta.

?E krijova gjithçka për ta, për t`i treguar se në jetë nuk ke përse punon vetëm për të tjerët, por mund t`ia dalësh edhe vetë, ta bësh çdo gjë vetë, edhe pa pasur para?, tha ajo që shtoi se gjithçka e kishte krijuar me paratë e saj, pavarësisht gjendjes së mirë ekonomike të bashkëshortit.

*Ky post është realizuar nga Fabjola Hije zbardhur nga "Ftesë në pesë" në Top Channel