Lajme nga Bota

E gjithë bota frymëzohet nga ai, por vetë Papa e paska një mentor shpirtëror

E gjithë bota frymëzohet nga ai, por vetë Papa e paska një

Papa Françesku e përmbylli ceremoninë e 50 vjetorit të shugurimit të tij priftëror, dhe ditëlindjen e 83-të duke vizituar Curia Jesuit në Romë, ku u prezantuan shkrimet e At Miguel Angel Fiorito, jezuitit të njohur ndryshe si Maestro Fiorito, për të cilin Papa ka treguar se është njeriu që ndikoi në jetën dhe shërbesën e tij si prift, peshkop dhe si Papë.

Image result for Father Miguel Angel Fiorito

Rreth 250 njerëz, shumë prej tyre jezuitët së bashku me një numër të vogël kardinalësh, peshkopësh dhe disa laike, duartrokitën kur mbërriti Papa Françesku, i shoqëruar nga Ati i Përgjithshëm i Shoqërisë së Jezuitëve, Arturo Sosa, dhe nga nipi i Papës, Jose Luis Narvaja SJ, cili ka bashkuar shkrimet e At Fioritos në pesë vëllime.

Image result for Arturo Sosa

Papa Françesku tha se shkrimet e At Fioritos e kishin ndihmuar të kuptojë më shumë mbi idealet e Atit të Shenjtë.

Në shkrimet e At Fioritos, tregohet se si Zoti vazhdon të dhurojë kaq gjëra të mira përmes krijimit dhe metodave spirituale që edhe sot janë një pus i pashtershëm i freskisë shpirtërore, tregon Papa. ( shkrimet e At Fioritos gjenden në internet).

Papa tha se kishte vendosur të publikonte shkrimet e At Fioritos si një mënyrë për të shprehur mirënjohjen e tij për gjithçka që At Fiorito kishte bërë për të.

Me At Fioriton ishte njohur në vitin 1961, pasi u kthye nga misioni kishtar në Kili. Në atë kohë ai ishte profesor metafizike në Kolegjin Massiomo, ku praktikoheshin edhe leximet e shkrmeve të shenjta.

"Që atëherë fillova të besoj tek ai, ai u bë udhëheqësi im shpirtëror. Ishte një njeri që fliste pak, por kishte një aftësi për tu admiruar, të dëgjonte shumë, kishte aftësinë të bënte dallimet, që për mua përbëjnë shtyllat kryesore të dialogut dhe Komunikimit. Ai më mësoi dialogun me njerëzit dhe me Perëndinë”./ Tiranapost.al. E.B