Aktualitet

Dhe vendi i parë u shkoooon kirurgëve të vaginës. Gratë e duan të bukur dhe po e operojnë

Deri para dhjetë vitesh kirurgjia vaginale kryhej vetëm në rastet e një patologjie ose në rastet e ndryshimit të seksit. Sot po rriten gjithnjë e më shumë ndërhyrjet estetike si: labioplastika për të modeluar buzët e vogla, ristrukturimi vaginal, për të rinuar kanalin e vaginës, imeneoplastika, perineoplastika e shumë të tjera.

[caption id="attachment_168080" align="aligncenter" width="744"] Dr. Navid Jallali, shef i departamentit të Kirurgjisë Plastike pranë Imperial College NHS Trust në Londër[/caption]

1. The Huffington Post ka publikuar para pak kohësh një intervistë me Navid Jallali, një nga kirurgët më të rëndësishëm plastikë në Mbretërinë e Bashkuar dhe shef i departamentit të Kirurgjisë Plastike pranë Imperial College NHS Trust në Londër. Navid, në favor të kirurgjisë plastike vaginale, kërkon të shpjegojë këtë tendencë duke treguar edhe pro-të dhe kundrat.

?Trupat ekzistojnë në të gjitha format dhe dimensionet. Nuk ekziston një gjë normale dhe një tjetër anormale. Është detyra ime si kirurg që të informoj njerëzit për këtë fakt, sidomos vajzat e reja?. Ky koncept është shprehur qartësisht në veprën e Jamie Mccartney ?Muri i madh?, që tregon 400 pllaka allçie organesh gjenitale femërore, të gjitha të ndryshme. Vetëm 5% ka formën e hollë dhe delikate, 95 % jo.

2. Kushte dhe komplikime të kirurgjisë vaginale

Privatisht, një ndërhyrje estetike vaginale mund të kushtojë deri në 3 mijë euro e lart, ndërsa nga ana shëndetësore kryhen ndërhyrje për eliminimin e një problemi fizik, një shqetësim hormonal, dhimbje gjatë raporteve seksuale ose dëme të shkaktuara nga lindja. Ekzistojnë komplikime dhe mjekët duhet të shpjegojnë rreziqet dhe të drejtojnë një grua drejt një vendimi të përgjegjshëm përballë infomacioneve të sakta. Buzët e vogla, për shembull, janë plot me mbaresa nervore. Mund të mbeten shenja, mund të shkaktohen infeksione urinare, hemorragji, asimetri, reduktim i kënaqësisë seksuale ose dhimbje për vite të tërë.

[caption id="attachment_168081" align="aligncenter" width="720"] gesture of grief over vagina[/caption]

3. Vanitet apo pasiguri

Në 2015-ën, sipas disa statistikave të Shoqatës Ndërkombëtare të Kirurgjissë Estetike, janë kryer më shumë se 100.000 ndërhyrje të labioplastikës. Për këtë arsye po rritet frika se po kthehet në një fakt thjesht estetik. Por të dyja gjërat janë të lidhura mes tyre. Po rritet edhe numri i adoleshenteve që paraqiten tek kirurgu të shoqëruara nga mamatë, sepse janë të bindura se kanë një problem me vaginën e tyre.

4. Tendenca në rritje, përgjegjësi e mjekut apo e shoqërisë

E vështirë të akuzosh dikë për faktin se gratë krahasojnë trupin e tyre me atë të aktoreve. Sigurisht, është një presion i shoqërisë, që lidhet me aksesin e shpejtë ndaj pornografisë apo bombardimit me foto grash perfekte që shfaqen nëpër reklama. Doktor Navid Jallali thotë: ?Është rritur numri i adoleshenteve që kërkojnë t?i nënshtrohen kësaj lloj ndërhyrjeje pa pasur asnjë lloj nevoje mjekësore. Është e gabuar t?i kurosh!?.

Por shoqëria evoluon dhe disa tabu rrëzohen. Tashmë gratë janë të ndërgjegjshme për mundësitë që kanë për ta bërë më të pëlqyeshme pamjen e organeve gjenitale.

5. Si mundet kirurgjia vaginale të shpëtojë shumë gra

Pavarësisht kritikave që mund të shkaktojë, doktor Jallali qëndron në mbrojtje të kirurgjisë vaginale, sepse i njeh benefitet mjekësore që sjell kjo lloj ndërhyrjeje.

Ka shumë gra që kanë vërtet nevojë dhe meritojnë të ndihmohen. Secila prej tyre, gjithmonë maxhorene, është e lirë të bëjë çfarë të dojë me trupin e saj.

Përjashtim bëhet vetëm për ato vajza minorene, që forma e vaginës dhe përmasat e saj mund t?u shkaktojë depresion ose rënie të fortë të vetëvlerësimit. Në fakt, jo përherë flitet për vanitet. Madhësia e buzëve të vaginës mund të shkaktojë probleme në raportet seksuale. Shumë vajza nuk mund të veshin të brendshme të ngushta dhe të tjera sikletosen nga pamja e vaginës dhe nuk arrijnë të kenë raporte intime.

?Asnjë ndërhyrje kirurgjikale nuk duhet bërë mbi bazën e një kapriçoje. Por nëse kjo lloj ndërhyrjeje u jep mundësitë grave që marrin në dorë kontrollin e trupit të tyre, mendimi im është që një dizajner vagine mund të jetë zgjidhja e duhur?, përfundon Doktor Navid Jallal. K.S.

Robadadonne.it