Aktualitet

Detaje nga pengmarrja në Kamzë/ Identifikohet personi që u rrëmbye

Detaje nga pengmarrja në Kamzë/ Identifikohet personi që u

Mësohen detaje nga rrëmbimi që u raportua sot në mesditë në rrugën "London", në Kamzë. Personi i rrëmbyer u identifikua si Jak Prenga, 49 vjeç. Makina tip fuoristradë e autorëve është larguar në drejtim të Fushë-Krujës.

Sipas burimeve nga grupi hetimor personi që u mor peng është rrahur dhe goditur me sende të forta para se të merrej forcërisht në një automjet ngjyrë e bardhë. Gjithçka u filmua nga kamerat e sigurisë, në rrugën “London” të Kamzës.

Dy autorët që morën forcërisht personin ishin të maskuar, ndërsa dyshohet se janë ndihmuar edhe nga një automjet tjetër. Dyshohet se ngjarja lidhet me një konflikt të mëparshëm, pasi personat e përfshirë në konflikt kanë qenë më herët në një nga lokalet e lagjes për t'u përplasur më pas disa metra më tutje.

Ndërkohë vijojnë hetimet për gjetjen e personit të rrëmbyer dhe për kapjen e autorëve./ Tiranapost.al