Aktualitet

Del ekspertiza mjekoligjore për Admir Muratajn, zbulohet distanca nga u qëllua

Del ekspertiza mjekoligjore për Admir Muratajn, zbulohet distanca nga u

Rreth 1 muaj e gjysmë pas grabitjes së Rinasit ekspertiza ka dalë në përfundimin se Admir Murataj u qëllua nga një distancë prej rreth 15 metrash.

Në këtë konkluzion dolën ekspertët e Mjekësisë Ligjore, ndërsa ekspertiza tashmë ndodhet në duart e Prokurorisë së  Krimeve të Rënda që po vijojnë hetimet.

Në bazë të dokumentit, predha në kokën e Muratajt është tejshpuese me vrimë hyrje në lobin temporal të majtë dhe dalje mbi nofullën e djathtë.

Gjykata e Krimeve të rënda mbylli dje çështjen për grabitësin që mbeti i vrarë më 9 prill, pasi Mjekësia Ligjore dorëzoi certifikatën e vdekjes.

Ndërkohë që ende nuk është zbardhur e gjithë ngjarja për mënyrën sesi mbeti i vrarë Admir Murataj. Në fillim të muajit maj familjarët e Admir Muratajt paditën efektivët e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH-në), pasi kërkonin hetim të thelluar mbi rrethanat, ku mbeti i vrarë./ Tiranapost.al

http://www.tiranapost.al/pushohet-ceshtja-ndaj-admir-murataj-zyrtarisht-i-pajete/

http://www.tiranapost.al/foto-ne-vendin-ku-u-vra-grabitesi-admir-murataj-tani-ka-nje-perkujtimore/

http://www.tiranapost.al/familjaret-padisin-fnsh-ne-per-vrasjen-e-admir-muratajt/