Nën lupën e Stela Sallakut

I dashur, ta vesh pak kostumin tënd?

I dashur, ta vesh pak kostumin tënd?

Vjet kur pamë sfilatat, që nga Calvin Klein, Celine dhe Balenciaga, menduam se modës së kostumit slim fit me prerje femërore po i vinte fundi. Të paktën per disa kohë nuk do i shohim më vipat apo blogeret me to. Po cilat vajza (përfshi këtu edhe ato shqiptare) kanë guxuar të shfaqen në evente gala, mbrëmje apo ndarje çmimesh me një kostum, që në pamje të parë duket sikur ia ke huazuar një kushëriri të largët, i cili ka trup ?XXL??

[caption id="attachment_290005" align="aligncenter" width="564"](Foto nga Pinterest)[/caption]

E para që ka qenë entuziaste për trendin oversize është pikërisht Rihanna. Saqë për të thuhet ?po e veshi Rihanna bëhet trend direkt edhe gjëja më e shëmtuar?. Në koncertin e saj ?Anti world tour?, mbajti thuajse në çdo performancë pantallona me pala të gjera por me bel të theksuar, xhaketë tre masa më të mëdha me lidhëse në kurriz. Sigurisht që e shoqëroi me një bustier lëkure.

[caption id="attachment_290036" align="aligncenter" width="564"](Foto nga Pinterest)[/caption]

Pas saj vijuan koleget, të cilat e personalizuan sipas trupit të tyre. Beyonce e zgjodhi xixëllues, nën të cilin fshihte fare mirë kilogramët që mori gjatë shtatëzanisë me binjakët.

[caption id="attachment_290037" align="aligncenter" width="564"](Foto nga Pinterest)[/caption]

[caption id="attachment_290038" align="aligncenter" width="564"](Foto nga Pinterest)[/caption]

Edhe Rita Ora preferoi një jeshile fosfor, meqë ka filluar të bëhet edhe trend sëfundmi. Victoria Beckham është shumë elegante, por për t?u dukur më e gjatë, i kombinoi pantallonat me taka shumë të larta.

[caption id="attachment_290039" align="aligncenter" width="478"](Foto nga Instagram)[/caption]

Para disa ditësh edhe Fatma Haxhialiu ka zgjedhur pikërisht kostumin dopio pet, oversize me prerjen e kostumit mashkullor të viteve ?20-?30. Duket kaq elegante, sensuale dhe me stil.

[caption id="attachment_290040" align="aligncenter" width="554"](Foto nga Instagram)[/caption]

Unë e vesha në fillim të vitit, tek Rudina, dhe e kam veshur shpesh. Nëpër evente ose darka me miqtë. Nuk i shmang dot shikimet kalimtarëve të habitur, të cilët pyesin veten se ç?lloj mode është kjo. Nuk dihet ku fillon beli e ku mbaron gjoksi. Jemi mësuar t?i shohim zonjat dhe zonjushat me fustane laps, që të kundrojnë të gjitha detajet e fizikut. Se mendojmë se pikërisht ashtu dukesh elegante dhe sensuale.

[caption id="attachment_290042" align="aligncenter" width="564"](Foto nga Pinterest)[/caption]

Ndërkohë YSL e mendonte ndryshe që në vitet ?70, kur na prezantoi me ?tuxedon? femëror. Këmishë, xhaketë e bardhë, kravatë dhe pantallona të zeza .

Mund të luash me dekoltenë, duke e theksuar siç ka bërë Lady Gaga ose Jenna Lyons. Secila në stilin e vet, e ka kombinuar kostumin mashkullor sipas dëshirës dhe fizikut.

[caption id="attachment_290043" align="aligncenter" width="900"](Foto nga Pinterest)[/caption]

Duket se këto vajza dinë ta veshin kostumin më mirë se sa meshkujt. Të jetë meritë e Rihannës që na e bëri trend, apo ka ardhur koha të ndërrojmë veshjet me meshkujt? Ata me fustane dhe ne me kostume?/Tiranapost.al

[caption id="attachment_290044" align="aligncenter" width="900"](Foto nga Pinterest)[/caption]

[caption id="attachment_290045" align="aligncenter" width="900"] (Foto nga Pinterest)[/caption]