Aktualitet

Cilët milionerë shqiptarë dhuruan dhe sa?!

Cilët milionerë shqiptarë dhuruan dhe sa?!

Kontributin financiar për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit e nisi multimilioneri nga Kosova, Behgjet Pacolli, i cili dhuroi 1 milion euro. Më pas në Tiranë disa nga biznesmenët më të njohur kanë vendosur të dhurojnë një shumë të përafërt, duke bërë që vetëm prej tyre të mblidhen mbi 5.7 milionë euro.

Biznesmenët:

Behgjet Pacolli -  dhuroi 1 milion euro

Grupi Balfin (Samir Mane) - dhuroi 1.2 milionë euro + ndihma me mjetet e nevojshme dhe bazën ushqimore

Gener 2 (Bashkim Mulaj) - mori përsipër të ndërtojë 20 apartamente, në zonën e Thumanës.

Pëllumb Salillari ? dhuroi 1 milion dollarë

Shefqet Kastrati ? dhuroi 1.5 milionë euro

Bankers Petroleum - dhuroi 1 milion dollarë

I kanë dhuruar dhe iu takon! Ndërkohë shqiptarët kudo që ndodhen po dhurojnë para në shërbim të njerëzve që kanë humbur të afërmit dhe shtëpitë nga tragjedia e së martës./ Tiranapost.al

http://www.tiranapost.al/behgjet-pacolli-dhuron-1-milion-euro-per-rindertimin-e-zonave-te-prekura-nga-termeti/

http://www.tiranapost.al/biznesmeni-kastrati-jep-1-5-mln-euro-per-te-prekurit-nga-termeti-ja-pse-vendosa-ta-bej-publik-kontributin-tim-dhe-te-vellezerve/

http://www.tiranapost.al/te-prekurit-nga-termeti-biznesmeni-shqiptar-dhuron-1-milion-dollare/

http://www.tiranapost.al/20-apartamente-te-reja-nga-gener-2-per-familjet-e-prekura-nga-termeti/