Aktualitet

Celula terroriste iraniane, Ardi Veliu: Njëri nga agjentët ka qenë katër herë në Shqipëri, ja kush është ai

Celula terroriste iraniane, Ardi Veliu: Njëri nga agjentët ka

Në intervistë për Sokol Ballën, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Ardi Veliu foli për zbulimin e celulës iraniane që synonin të godisnin muxhahedinët në Shqipëri. Ai tha se Alireza, një ish anëtar i MEK ka qenë disa herë në Shqipëri me identitete të ndryshme. Dyshohet se ka ndihmuar me informacione dy gazetarë të rremë që u ndaluan në Tiranë, të cilët janë pjesë e regjimentit special të Gardës Revolucionare të Iranit.

Për të ai tha: Vetëm njëri, me shtetësi iraniane dhe qytetar austriak. Ka vizituar rreth katër herë vendin tonë.

Veliu tha se celula është e ndërtuar në disa nivele, personat që kanë qenë prezent janë të nivelit të dytë.

Balla-Nga deklarimi që lexuat, po lini të nënkuptoni se ka pasur dhe të arrestuar edhe këtu tek ne?

Veliu: Të katër personat të përmendur nuk janë të arrestuar, por duke qenë koka apo liderë që kanë marë roin e drejtimit të celulës nuk kanë ardhur në Shqipëri, vetëm njëri, me shtetësi iraniane dhe qytetar austriak. Ka vizituar rreth katër herë vendin tonë.

Balla: Keni arrestuar individë në territorin shqiptar si të dyshuar?

Veliau: Nuk ka të arrestuar të kësaj celule, ka pasur të shoqëruar. gjatë gjithë kohës prej një viti e gjysmë. Ka pasur të intervistuar, po mbledhim prova.

Pjesë e celulës terroriste është edhe një bos droge nga Turqia që njihet për lidhjet e tij me krimin e organizuar në Shqipëri. Abdolkhalegh Malek Zadeh, një iranian që jeton në Turqi dhe që ka drejtuar celulën operacionale. Malek Zadeh, i njohur gjithashtu nga lidhjet kriminale me pseudonimin “Ferhat”, ka vazhduar të punojë gjatë dy viteve të fundit me Abdulselam Turgut, një figurë e njohur e krimit të organizuar turk, për të planifikuar sulme terroriste me urdhër të PEYMAN-it dhe të Forcave QUDS.  / Tiranapost.al. 

http://www.tiranapost.al/the-guardian-shkruan-per-celulen-terroriste-iraniane-qe-u-zbulua-ne-shqiperi/