Showbiz

Me një mesazh ndryshe nga të tjerët dhe një foto familjare ku duket si shqiptare, Celin Dion jep lajmin e hidhur

Me një mesazh ndryshe nga të tjerët dhe një foto familjare

Këngëtarja ikonë Celine Dion qëndron në mes të një fotoje, përmes të cilën dëshiron të kujtojë nënën e saj Theresa, e cila u nda sot nga jeta në moshën 92-vjeçare.

“Maman, të duam kaq shumë... Shfaqjen e sotme ta dedikuam ty dhe do të këndoj ty me gjithë zemër”, shkruan Celine.

https://www.instagram.com/p/B7br655HGrQ/

Bashkë me 13 vëllezërit dhe motrat, kjo foto bardhë e zi duket sikur është shkrepur në një familje shqiptare të viteve ’80.

Stili i veshjeve apo edhe modeli i flokëve i personave që shfaqen në këtë imazh na kujtojnë fotot e vjetra që ka në kutitë e arkivave çdo familje shqiptare./ Tiranapost.al