Showbiz

Ç`duhet të hamë në mes të gjithë kësaj vape që mos të ndihemi të këputur?

Ç`duhet të hamë në mes të gjithë kësaj vape

Vapa e madhe shkakton të ashtuquajturën “lodhje verore” së cilës mund t`i bësh ballë vetëm përmes ushqimit të duhur. Nervozizëm, dehidrim, këputje janë disa nga simptomat e kësaj lodhjeje që na shoqëron gjatë verës. Studiues të ndryshëm kanë bërë kërkime në lidhje me këtë gjendje dhe zbuluan ushqimet që e ndihmojnë trupin ta përballojë të nxehtin duke na bërë të ndihemi më mirë si fizikisht ashtu edhe mendërisht.

Trupi ka nevojë për glukozë të cilën mund ta marrë përmes frutave të freskëta ose të thata, për kalium që e merr nga perimet e stinës, për kalçium që e merr nga qumështi dhe nënproduktet e tij si dhe për shumë magnez, në mënyrë që muskujt të përballojnë këputjen e verës. Më i rëndësishmi nga të gjithë mbetet uji.

Kurse kafja, biskotat dhe alkooli që dehidratojnë trupin, nuk sugjerohen.

*Ky post u përshtat nga Vanity Fair dhe është realizuar nga Fabjola Hije.