Bukuria

Zbulo thesarin e bizhuve të çmuara që nuk të varfërojnë portofolin dhe të pasurojnë shpirtin

Zbulo thesarin e bizhuve të çmuara që nuk të
“Bizhutë e largojnë mendjen e tjerëve nga rrudhat tuaja”, thoshte ylli i filmave dhe kampionia e patinazhit Sonia Henie.

Zbulo thesarin e bizhuve të çmuara që nuk të

Kurse Marilyn Monroe i konsideronte diamantët si miqtë më të mirë të grave.

Zbulo thesarin e bizhuve të çmuara që nuk të

Po sot? Ç`vend zënë bizhutë në jetën e një gruaje? Cilat janë trendet? Si zgjidhen bizhutë edhe në bazë të horoskopit?

Bizhuteritë janë aksesorë, janë plotësues, por janë edhe investim. Jo më kot, ato më të çmuarat e kanë vendin në kasafortën e shtëpisë. Moda e rrobave vjen dhe ikën shpejt. Çdo sezon ka detaje e stil ndryshe, kurse një varëse, byzylyk, unazë apo një palë vëthë i blen përgjithmonë. Nuk u bie vlera, përkundrazi, koha dhe historia ua rrit. Ndaj një bizhu e çmuar është blerje që nuk të varfëron, është investim.

Pa dalë fare nga Shqipëria mund të zbulosh thesarin tek Kastrati Jewellery. Aty gjen
Palmiero brandin prestigjioz që është frymezuar nga Van Gogh, Kandinsky e që i ka dhënë famë Valenzas.

Zbulo thesarin e bizhuve të çmuara që nuk të

Zbulo thesarin e bizhuve të çmuara që nuk të

-Gjen Damiani-n, markën italiane të luksit, gati 100-vjeçare.

Zbulo thesarin e bizhuve të çmuara që nuk të

Zbulo thesarin e bizhuve të çmuara që nuk të

-Gjen Roberto Coin, që mes 60 vendeve nëpër botë, Kastrati e ka sjellë megjithë diamantët dhe gurët e çmuar, edhe në Shqipëri.

Zbulo thesarin e bizhuve të çmuara që nuk të

Zbulo thesarin e bizhuve të çmuara që nuk të

-Gjen Fabergé, markën ruse të trashëguar brez pas brezi, në 180 vitet e fundit.

Zbulo thesarin e bizhuve të çmuara që nuk të

Zbulo thesarin e bizhuve të çmuara që nuk të

-De Grisogon, luksiN zviceran. Grisogono që vjen nga greqishtja Chrysogonos χρ?σ?-γονος, do të thotë 'i lindur prej ari'.

Zbulo thesarin e bizhuve të çmuara që nuk të

Zbulo thesarin e bizhuve të çmuara që nuk të

Cilat janë rregullat kur blen bizhu për veten?

Mos harro stilin tënd!

Zgjidh me ndjenjë!

Zgjidh stilin minimalist dhe natyral!

Ruaj elegancën!

Qëndro brenda buxhetit!

Ji komod me zgjedhjen!

Po nëse blen për dikë tjetër? Diçka të çmuar për dikë të çmuar

Kontrolloni se çfarë aksesori ka vënë herën tjetër kur ta takoni!

Nëse jeton me të, kontrolloji kutinë e stolive!

Nëse jetoni larg hyni dhe shikoni fotot në Instagram dhe Facebook!

Shiko markat që ndjek në Instagram ose në Facebook!

Shitësi apo shitësja tek Kastrati Jewellery mund të të orientojë fare mirë e të ta lehtësojë zgjedhjen.

Nëse bën pjesë në grupin që s`e nis ditën pa lexuar horoskopin e që drejtohesh prej tij, atëherë mund të zgjedhësh ç`të përshtatet sipas shenjës.

Dashit i pëlqen të pasqyrojë guximin në çdo aspekt të jetës ndaj zgjedh varëse ose unaza të vogla ose mesatare. Preferojnë gurët e kuq si koralet ose rubinin për fat të mirë. Gjithashtu, përzierja e arit dhe argjendit është një zgjedhje shumë e mirë për ta.

Njerëzit e Demit janë të qëndrueshëm, kokëfortë dhe pasionantë. Ata duan luksin. Gjithçka me çmim të lartë dhe cilësi. Meqenëse pjesa e tyre e fortë e trupit është qafa, zgjedhjet e tyre janë përgjithësisht gjerdanët. Zakonisht i duan klasike, si shenjë e qëndrueshme që janë. Ngjyrat e preferuara janë ato të tokës. Smeraldi ose me ar ose me argjend, jo me të dy bashkë, është një zgjedhje e mirë.

Binjakët me natyrën e tyre të gjallë dhe energjike kërkojnë bizhu unike. Preferojnë bizhuteri me gurë të ndryshëm. Të preferuarit janë vëthët dhe argjendin.

Gaforres i pëlqen të ndihet e sigurt dhe rehat. Zgjedhin ato që shkojnë me të gjitha veshjet. Për to ka më shumë rëndësi kuptimi, sesa vlera apo a është në modë. Bluja dhe jeshilja janë ngjyrat e preferuara. Një gjysmëhënëz blu është perfekte për një Gaforre.

Udhëheqëset Luan duan bizhu që bien në sy. Ato preferojnë arin ose bakrin mbi argjendin, dhe gurët e çmuar si diamantët, rubinët ose qelibarët.
Virgjëreshave u pëlqen të mbajnë rregull në stilin e tyre. Vdesin për byzylykë florinj të verdhë.

Peshoret ndjekin trendet. Varëset dhe byzylykët argjend i kanë më për zemër.
Akrepët pëlqejnë t’i mbajnë emocionet për veten e tyre ndaj zgjedhin bizhuteri me më pak detaje dhe më shumë forma të thjeshta. U pëlqejnë bizhuteritë që krijojnë një përshtypje mistike. Vathët e vegjël flori janë perfekte për to. Preferojnë gurë të thjeshtë dhe të vegjël në unazat e tyre. Opal ose topaz mund të jenë zgjedhje të mira.

Zbulo thesarin e bizhuve të çmuara që nuk të

Njerëzve më optimistë, Shigjetarëve u shikojnë bizhuteritë si souvenire. Preferojnë të kaltrën dhe nuancat e saj. Bruz dhe safir janë miqtë e tyre më të mirë.

Bricjapët janë për bizhutë klasike dhe të përjetshme. Natyra e tyre pragmatiste i bën ato të mendojnë për bizhuteritë si diçka shtesë dhe mënyrë investimi. Zakonisht blejnë më të çmuarat. Granati është guri i çmuar i tyre me fat.

Ujorët zgjedhin uniket, ose nuk vendosin fare diçka që nuk është e veçantë. Granat, ametist ose opal janë zgjedhje shumë e mirë për to.

Gratë Peshq njihen për natyrën e tyre ëndërrimtare dhe emocionale. Shpenzojnë shumë për bizhu dhe mbushin kutinë dhe zemrën.

U joshe, zbulove disa detaje më tepër dhe tani e di ç`duhet të bësh, të përkëdhelësh veten, ose një vajzë apo grua të zemrës. Të bësh atë që “Mademoiselle” dhe “Madame”-ët bëjnë: T`u kushtosh rëndësi bizhuterive pak më shumë se veshjeve. Në fund të fundit francezet duken bukur në çdo kohë, prej bizhuve që mbajnë në duar e qafë.

Për pyetje:

+355 69 20 54837

[email protected]