Bukuria

Vogue rendit kremrat më të mirë të natës që sugjerojnë ekspertët: Disa mund t'ju duken të lirë

Vogue rendit kremrat më të mirë të natës që

Orët e gjumit nuk janë thelbësore vetëm për shëndetin në tërësi por edhe kohë kujdesi jetik për lëkurën. Përdorimi i një kremi të mirë nate është një hap i rëndësishëm në rutinën e mbrëmjes, jo vetëm kur kalojmë nga dimri në pranverë dhe na duhet të mbajmë lëkurën e hidratuar. Kremi i natës në fakt duhet të përdoret gjatë gjithë vitit.

Ekspertja Sean Garrette rekomandon të përdoren kremra që përfshijnë përbërës së rimbushjes së lëkurës si acide yndyrore (omega-3 dhe omega-6), të cilat janë blloqe barrierash të shëndetshme për lëkurë si dhe kremra me ceramide, kolesterol dhe antioksidantë.

Por pyetja është se cilët janë kremrat më të mirë të natës? Të cilat veprojnë ndërkohë që flini gjumë? Bazuar tek rekomandimet e tre ekspertëve të kujdesit për lëkurën. Vogue ka publikuar 7 kremrat më të mirë, me përdorimin e të cilave do të zgjoheni me një lëkurë të pastër të butë dhe plot shkëlqim.

1-Fenty Skin’s Instant Reset Overnight Recovery Gel-Cream, 40 dollarë

Vogue rendit kremrat më të mirë të natës që

Hidraton, ushqen, mbush dhe ringjall lëkurën brenda natës. Është e mbushur me antioksidantë si çaji jeshil, vaji i farës së pjeprit kalahari dhe lulja e kaktusit.

2-Dime Beauty Restorative, 34 dollarë

Vogue rendit kremrat më të mirë të natës që

Është i lehtë, pa aromë dhe ka rol hidratues. Lista e përbërësve përfshin glicerinë, gjalp shea dhe bimën buckthorn.

3-Pond’s Advanced Hydrating Night Cream, 8 dollarë.

Vogue rendit kremrat më të mirë të natës që

Ka vitaminë B3 për të ndihmuar në forcimin e barrierës së lëkurës, si dhe kompleksin retinol për të zvogëluar dukshëm pamjen e vijave të imëta dhe rrudhave. Ka çmim të lirë por është efektiv për ta përdorur si hapin e fundit në një rutinë nate për kujdesin e lëkurës.

4-CeraVe PM Moisturizing Lotion, 17 dollarë

Vogue rendit kremrat më të mirë të natës që

Për lëkurë të ndjeshme. Përmban niacinamid për të ndihmuar në qetësimin e lëkurës dhe acidin hialuronik për hidratimin. Nuk ka aromë dhe është një produkt që mund të kombinohet me retinolët ose retinoidet.

5-Epara Moisturizing Face Cream, 147 dollarë

Vogue rendit kremrat më të mirë të natës që

Kremi luksoz përmban një përzierje të ekstraktit të planktonit, niacinamid, natrium hialuronat dhe gjalpë shea për të trajtuar dy nga shqetësimet më të zakonshme të lëkurës, kryesisht ato me pigment të errët: thatësinëdhe njollat.

6-456 Skin Tonic OH! Treatment Lotion, 66 dollarë

Vogue rendit kremrat më të mirë të natës që

Për ata që duan krem të mirë veçanërisht për hidratim të zgjedhin Tonic OH!Përbërësit kryesorë përfshijnë acidin hialuronik, acidin salicilik, ujin e trëndafilit, vitaminën C dhe acidin salicilik. Mund të përdoret gjatë natës më vete ose së bashku me kremin që aktualisht përdorni.

7-First Aid Beauty Ultra Repair Firming Collagen Cream, 36 dollarë

Vogue rendit kremrat më të mirë të natës që

*Tiranapost.al.