Bukuria

Video/ Kaci Lleshi tregon çfarë nuk duhet t’u bësh kurrë flokëve nëse je e stresuar, e mërzitur apo sëmurë

Video/ Kaci Lleshi tregon çfarë nuk duhet t’u bësh

Para se të shkoni tek parukieria për të lyer flokët, duhet të siguroheni që ndodheni në gjendje të mirë shpirtërore dhe shëndetësore.

Video/ Kaci Lleshi tregon çfarë nuk duhet t’u bësh

Kaci Lleshi, që njihet si mjeshtri i flokëve nga personazhet e njohur publikë, tregoi sekretin që ndoshta shumë vajza nuk e dinë dhe e bëjnë këtë veprim, ndërsa më pas zhgënjehen me rezultatin.

“Nuk duhet që t’i lyesh, se nuk merr mirë kurrë, nëse je keq me shëndet ose ndihesh keq shpirtërisht, ose ke ndonjë stres. Mos shko ta lyesh flokun”, tregoi ai në një Insta Story të publikuar nga Alketa Vejsiu.

Ndoshta po të kujtoheni për rastet që rezultatet e ngjyrës së flokëve nuk ju kanë pëlqyer, me siguri do të kuptoni se kjo ka qenë një nga arsyet (pa përfshirë këtu aftësinë e parukieres/parukierit).