Bukuria

Video/ J.Lo ia dedikon rutinës së adoleshencës dhe rinisë lëkurën që ka. Kremi që s`harron kurrë

Video/ J.Lo ia dedikon rutinës së adoleshencës dhe rinisë

Në një video rreth 4 minutëshe Jennifer Lopez e sapodalë nga dushi ka zbuluar për ndjekëset rutinën e saj të mëngjësit. Një serum dhe një krem spf për t`u mbrojtur nga dielli. Kaq përdor ajo.

Sekreti duket se fshihet pas rigorozitetit. Siç edhe J.Lo thotë, këtë rutinë e ka ndjekur që prej adoleshencës.

View this post on Instagram

A post shared by Jennifer Lopez (@jlo)

Këshillat e saj përmbledhur në pika:

Lyej fytyrën me serum.

Mos harro edhe qafën.

Lëre serumin për pak sekonda derisa të thahet.

Vendos kremin spf (kundër diellit).

Mos e harro as në ditët që s`ka diell.

Serumin vendose edhe në darkë.

Produket e Jennifer janë nga J.Lo Beauty.