Bukuria

Trendi i kaçurrelave të viteve 90’ është rikthyer dhe për këtë le të falenderojmë karantinën

Trendi i kaçurrelave të viteve 90’ është rikthyer

Besoj se i mbani mend kaçurrelat voluminoze të viteve 90’. Të lidhura fort dhe të fryra, ato ishin e kundërta e trendit tjetër të flokëve të epokës (flokët super të shtrira)

Ky model flokësh është përdorur nga të gjitha vajzat e famshme të viteve 90’, Julia Roberts, Sarah Jessica Parker, Dreë Barrymore, Mariah Carey dhe Nicole Kidman.

Por, le të themi se tendenca është kthyer, bashkë me një lëvizje të përgjithshme të përmirësimit të strukturës natyrale.

Trendi i kaçurrelave të viteve 90’ është rikthyer

"Njerëzit po mësojnë të duan kaçurrelat e tyre," thotë stilisti i flokëve Luke Hersheson. "Karantina bëri që shumë njerëz të zbulojnë se si janë në të vërtetë flokët e tyre natyral pasi i kanë drejtuar për një kohë shumë të gjatë."

Një numër i madh i personazheve të famshëm, nga Zendaya dhe Selena Gomez tek Emily Ratajkoëski dhe Yara Shahidi, kanë treguar kohët e fundit kaçurrelat e tyre natyrale, dhe vajzat me kaçurrele origjinale Sara Jessca Parker dhe Kidman janë të dyja në qendër të vëmendjes, duke shkaktuar valë nostalgjie për kaçurrelat e tyre të viteve '90.

Shenjat dalluese të viteve ’90 janë akoma shumë të pranishme në 2021.

"Flokët kaçurrelë të secilit janë të ndryshëm, por ata që i kanë ato kanë tendencë të dinë se si mund t'i nxjerrin ondet e tyre, qoftë duke përdorur një difuzor, ose duke siguruar që ju përdorni një peshqir mikrofibër për të zvogëluar frizingun.", thotë Luke Hersheson.

Trendi i kaçurrelave të viteve 90’ është rikthyer

Në fakt, kjo lëvizje për përmirësimin e flokëve të valëzuar ka rritur kërkesën për trajtime me perm tregojnë parukierët.

Teknologjia nuk ka qënë aq e sofistikuar në kulmin e viteve ’80, por ndryshimi tani është se ju mund të krijoni kaçurrela të lirshme dhe më të buta që do të qëndrojnë për muaj të tërë.

Çelësi për të arritur kaçurrelat është të mbani një prerje flokësh shumë të thjeshtë. "Nëse e bëni trajtimin në flokë shumë të gjatë që nuk janë të shtrirë vazhdimisht, ju merrni kaçurrela më të butë. Efekti është shumë më i natyrshëm. ”, thotë Luke Hersheson

Tiranapost.al