Bukuria

6 prerjet e flokëve më në modë këtë pranverë

6 prerjet e flokëve më në modë këtë pranverë
Me ikjen e dimrit thuajse të gjitha femrat duan të bëjnë ndryshime në pamje, qoftë një lyerje flokësh ose një prerje për të qëndruar në një hap me tendencat e fundit të pranverës.

Duke lënë mënjanë gjatësinë, strukturën dhe madje edhe trendet, stilistët më në zë thonë që flokët të pranverës duhet të jenë edhe argëtuese në një farë forme e të na tregojnë më të gjalla, prandaj përgjithësisht preferohen modelet e çrregullta dhe të shkurtra.

Për me tepër shikoni këto gjashtë trendet kryesore të prerjeve të flokëve që stilistët e famshëm thonë se do të mbizotërojnë këtë sezon.

Të gjitha llojet e balukeve

6 prerjet e flokëve më në modë këtë pranverë
Baluket janë kthyer fuqishëm. Mund tqë zgjidhni prerje nga më të ndryshmet, baluke të gjata, të shkurtra ose të çrregullta.

Shkallëzimi

6 prerjet e flokëve më në modë këtë pranverë
Këtë pranverë, shkallëzimet mund t’i bëni në forma të ndryshme: shkallëzim të theksuar, vetëm në fund të flokëve, ose të theksuar në pjesën e përparme të flokëve..

Bob i butë

6 prerjet e flokëve më në modë këtë pranverë
Vitet '90 vazhdojnë ende të ndikojnë në modelet e prerjeve të flokëve dhe modeli bob preferofet ende nga shumë femra. Qëndroni te prerjet që duken të freskëta: pa vija të mprehta, të forta ose të hapura.

Piksi

6 prerjet e flokëve më në modë këtë pranverë
Është një miks i prerjes bob dhe pixie! Stilistët e konsiderojnë mënyrën e përsosur për të hequr majat e djegura, flokët e dëmtuar dhe për t'i bërë të duken më të shëndetshëm dhe rinorë.

Shag elegant

6 prerjet e flokëve më në modë këtë pranverë
Miley Cyrus dhe Billie Eilish janë ndër ata që demonstrojnë fuqinë e shag-it bashkëkohor, një prerje e rëndë zakonisht deri te supet.

Bohemian Blunt

6 prerjet e flokëve më në modë këtë pranverë
Kjo është një prerje klasike e cila mund t’i përshtatet shijeve të atyre femrave që nuk duan të shkurtojnë gjatësinë e flokut, por në të njëjtën kohë të duken bukur.

Tiranapost.al