Bukuria

Si t`i lash flokët me birrë (po, po me atë që pi)

Si t`i lash flokët me birrë (po, po me atë që pi)

Mund të duket çudi, por nuk është kështu. Thonë se birra u jep flokëve një shkëlqim të rrallë. Për të shmangur efektin e tharjes prej alkoolit, më mirë akoma do ishte të zgjidhje birrë pa alkool.

Proteinat, Vitamina B dhe sheqernat në birrë rritin shkëlqimin, sidomos nëse këtë e bëni praktikë të zakonshme.

Kjo procedurë ndihmon edhe në nxitjen e rritjes së flokëve.

Ekspertë të ndryshëm sqarojnë se për flokët me kaçurrela është edhe më mirë akoma të aplikohet birrë.

Si ta bësh?

Zbraze në një enë dhe lëre për gjithë natën. Të nesërmen e ke gati për shpëlarje.

Fillo duke e larë normalisht me shampo, pastaj me ujë dhe më pas duke derdhur birrë mbi flokë e duke i masazhuar që nga rrënja. Lëre për 10 minuta para se të shpëlash me ujë të ngrohtë.

*Burimi Metro