Bukuria

Si ndikojnë hormonet e seksit në plakjen e lëkurës? Dr. Bruna sugjeron teknikat për ta pasur gjithmonë të freskët

Si ndikojnë hormonet e seksit në plakjen e lëkurës? Dr.

Lëkura rrudhet, plaket dhe dëmtohet me kohën që ikën. Po koha s`është e vetmja fajtore. Dielli, ambienti, kequshqyerja, duhani, janë disa faktorë të tjerë. 

Me kalimin e viteve hormonet pakësohen. Pikërisht ndikimin e hormoneve të seksit në plakjen e lëkurës analizon Dr.Brunilda Bardhi e klinikës Venus, në këtë shkrim.

Si ndikojnë hormonet e seksit në plakjen e lëkurës? Dr.

Lëkura në moshë të re është e shoqëruar me akne, e yndyrshme dhe me tendencë që të formojë cikatrice dhe me kalimin e viteve, pamja klinike shoqërohet me plakje të lëkurës, këto ndryshime përfshijnë:

- hollim të lëkurës dhe atrofi

- humbje të elasticitetit

- tharrje

- shtim të rrudhave

- shërim të plagëve me ngadalësi

Si ndikojnë hormonet e seksit në plakjen e lëkurës? Dr.

Në dekadën e katërt dhe të pestë të jetës, shumë gra fillojnë të vënë re ndryshime në lëkurën e tyre qe lidhen edhe me menopauzën.

Shumë gra në periudhën kur fillon menopauza ankohen për hollimin dhe tharjen e lëkurës,shtim të rrudhave, pakësim të elasticitetit të lëkurës. Studimet kanë treguar se 30% i kolagjenit humbet në 5 vitet e para të menopauzes. Dhe sasia totale e kolagjenit pakësohet me një mesatare prej 2% të çdo viti në periudhën postmenopauzale për më shumë se 15 vjet. 

Ndërsa duket që pakësohet në mënyrë të dukshme me kalimin e viteve, në postmenopauzë, gratë që marrin hormone per t`i zëvendësuar, kanë një rritje të përmbajtjes së kolagjenit, me përafërsi 6,5% rritje nga një terapi 6 mujore me estrogen.

Disa përfitime të Estrogenit?

Estrogeni lufton tharjen e lëkurës duke ulur humbjen e ujit transepidermal. Gratë që marrin zëvendësim hormonal me estrogen kanë një kapacitet të mirë të mbajtjes së ujit në shtresën korneale të epidermës, krahasuar me gratë që nuk marrin zëvendësues hormonal. 

Po zëvendësimi hormonal me estrogen nuk është e vetmja që rekomandohet për të mbajtur lëkurën në formë.

Si ndikojnë hormonet e seksit në plakjen e lëkurës? Dr.
Dr.Brunilda Bardhi

Rekomandohet një regjim shumë strikt, jo vetëm të një rutine të përditshme në shtëpi, por dhe trajtimeve të cilat sigurojnë një stimulim të mekanizmave të prodhimit dhe rigjenerimit qelizor si dhe kolagjenit, përmirësimin e hidratimit dhe rritjen e elasticitetit. Mekanizmat specifike të veprimit të përbërësve antiplakje, duke përfshirë, retinoidet, acidin L-askorbik, frenuesit e melanogenezes, peptide dhe antioksidantët si dhe trajtime intensive për të cilat dermatologu juaj krijon protokollin specifik të trajtimit, në varësi të gjendjes së lëkurës tuaj.

Hapi i parë është një konsultë me specialistin!

Zbuloni kombinimet e përbërësve të cilët ju ndihmojnë për të ruajtur vitalitetin e lëkurës tuaj

Si ndikojnë hormonet e seksit në plakjen e lëkurës? Dr.

Si ndikojnë hormonet e seksit në plakjen e lëkurës? Dr.

Si ndikojnë hormonet e seksit në plakjen e lëkurës? Dr.

Si ndikojnë hormonet e seksit në plakjen e lëkurës? Dr.

Këto dhe shumë produkte të tjera mund t`i porositni këtu

Dr.Brunilda Bardhi Ph.D

Klinika e Laser & Dermatologji Kozmetike VENUS

Për më shumë informacion shkruaj në [email protected]

Ose kliko këtu