Bukuria

Si i stilojnë flokët yjet përfshi dhe Jennifer Aniston

Si i stilojnë flokët yjet përfshi dhe Jennifer Aniston

Pavarësisht nga mosha, stili, apo lloji i flokëve, vjen një moment në jetën e çdokujt kur zgjohet dhe nuk ka asnjë ide se çfarë të bëjë me flokët. Mund t’i mbani thjesht bisht për komoditet, por mund të dalë papritur një takim i veçantë. Por edhe i njëjti model gjithë kohën kërkon një rifreskim të pamjes fizike. Të famshimit frymëzojnë kryesisht moshat e tyre për mënyrën se si i stilojnë, duke nisur nga natyraliteti i Jennifer Aniston që mund të ndiqet edhe nga të rinjtë e deri tek idetë e aksesorëve të flokëve nga Sarah Jessica Parker.

TZR ka përzgjedhur të famshmet mbi 50 vjeçe si Lucy Liu, Regina King, Jennifer Aniston dhe Nicole Kidman për ide të stilimit të flokëve, por edhe disa produkte të reja bukurie të cilat mund të nevojiten për tu dukur elegantë, natyralë dhe sigurisht më në formë!

1-Everyday Bun,Regina King

Si i stilojnë flokët yjet përfshi dhe Jennifer Aniston

Flokët topuz 'shpëtojnë' në shumë raste. Nëse keni flokë të valëzuar ose kaçurrela, nxirrini disa fije anash fytyrës për një pamje më tërheqëse - ose përdorni spray fryrës në pjesën e përparme të topuzit nëse flokët i keni të drejtë.

2-Classic Ponytail, Nicole Kidman

Si i stilojnë flokët yjet përfshi dhe Jennifer Aniston

Bishti klasik në pjesën e mesme pas kokës, është një must sidomos për gratë e kësaj moshe. Mund të lini të lira pjesën e balukeve para, apo nëse i keni kaçurrela si Nicole Kidman. Marrin kohë vetëm pak sekonda, pasi nuk kërkojnë krehje me tharëse. Për ata me flokë të drejtë mund të duhet një mashë.

3-Big, Loose Curls, Jennifer Aniston

Si i stilojnë flokët yjet përfshi dhe Jennifer Aniston

Fillimisht krijoni valët e mëdha me mashë në pjesë e poshtme të flokëve, për të mos i kthyer në kaçurrela të plota. Dhe më pas mund ti krihni. Ky model është aq i përshtatshëm si për ditën ashtu dhe në mbrëmje. Pjesën para të flokëve mund ta lini me onden e madhe pak më të theksuar se pjesa tjetër.

4-Wavy Lob, Lucy Liu

Si i stilojnë flokët yjet përfshi dhe Jennifer Aniston

Flokë të stilit bob pak më të gjatë dhe të valëzuar. Nëse keni flokë të drejtë mund të krijoni valëzime të mëdha nëpër gjatësinë e flokëve me një piaster apo mashë të përshtatur. Më pas krihini dhe hidhni spray forcues apo fiksues të modelit të flokëve, për ti dhënë dhe pak volum. Ndarja e flokëve mund të bëhet anash si Lucy ose edhe drejt në mes.

5-Pinned-Back Volume, Angela Basset

Si i stilojnë flokët yjet përfshi dhe Jennifer Aniston

Një pjesë të flokëve kalojeni pas me një karficë, ndërsa pjesën tjetër mbajeni lëshuar pranë fytyrës. nëse keni flokë pa volum, mund tua shtoni me spray apo llak flokësh. Nëse keni flokë të drejtë dhe kërkoni këtë model, duhet pak më shumë kohë me mashën për të krijuar kacurrelat e imëta dhe më pas krehjen dhe fiksimin e tyre.

6-90s High Ponytail

Si i stilojnë flokët yjet përfshi dhe Jennifer Aniston

Model i viteve 90, ky flokët kapen bisht në pjesën lart të kokës, por vetëm me gjysmëm e flokëve dhe me një pjesë në formë balukesh të gjata të lëna të lira. Mund të përdorni piaster për të kthyer fundet e majave të flokëve dhe pjesën e balukes.

7-Natural Curls, Viola Davis

Si i stilojnë flokët yjet përfshi dhe Jennifer Aniston

Kush ka kaçurela të tilla vetë është me fat, dhe ky model ku shihen të lira dhe të shëndetshme është gjithmonë stylish. Mund të përdorni xhel modelues, ose mbajtëse/kapëse nëse keni flokë të gjatë dhe doni të krijoni këtë formë.

8-Curtain Bangs, Halle Berry

Modeli i flokëve jo të gjatë dhe me baluke që vjen më e gjatë në pjesë anash tek sytë mbetet gjithmonë klasik. Ata që nuk kanë baluke mund të kapin gjithë pjesën e flokëve me kapëse dhe fare lehtë me duar dhe pak spray fiksues mund të krijojnë pjesën e topuzit të ç'rregullt në flokë të drejtë.

Si i stilojnë flokët yjet përfshi dhe Jennifer Aniston

9-Oversized Head Band, Jarah Jessica Parker

Si i stilojnë flokët yjet përfshi dhe Jennifer Aniston

Kush thotë që gratë në të 50-tat nuk mund të vendosin aksesorë të tillë? Rrethi i kokës oversized është mënyra më e thjeshtë për tu dukur bukur në rastet edhe kur nuk keni shumë kohë të stiloni flokët. Mjafton rrethi, dhe pak xhel apo spray modelimi në sipërfaqen e jashtme të flokëve dhe jeni gati!

10-Super Straight, Laura Dern

Si i stilojnë flokët yjet përfshi dhe Jennifer Aniston

Kur keni dyshime për ndonjë stilim, 'futjani' drejt! Flokët e drejtë janë shpëtim për çdo të papritur, për ata që i kanë vetë është fat. Mjafton të keni një tharëse, një furçë dhe për pak minuta mund të dilni nga shtëpia. Ka produkte që ndihmojnë për të mos u elektrizuar apo për shkëlqim. Si dhe fiksues në rastet kur keni baluke dhe i orientoni në pjsën anash.

Linku origjinal këtu për të gjitha produktet që përdorin të famshmit dhe që janë në shitje.

*Tiranapost.al.