Bukuria

Sekreti i dobësimit në pranverë!

Sekreti i dobësimit në pranverë!

Mbase s`do të të pëlqejë kjo që do lexosh në vazhdim, por është fakt që trupi i njeriut mund të ketë deri në 4.5 kilogramë apo më shumë mbetje të pashëndetshme, toksike të mbushura me mukus. Ndaj me ardhjen e pranverës, që rilind gjithçka, këshillohet një detoks total trupi e fytyre. Ai detoksi me ujë e limon, me supë perimesh, shafran, xhinxher e çokollatë të zezë është një dush i brendshëm, që largon toksinat nga brenda. Për toksinat e jashtme, që ndikojnë edhe në të brendshme, përmes frymëmarrjes qelizore, kanë menduar Spa-të.

Pasi t`u hedhësh një sy gjithë proceseve, mund të zgjedhësh t`i shijosh në cilën Spa të duash. Nëse je njeriu që kërkon gjithmonë më të mirën, atëherë do shkosh tek Bamboo Spa & Hammam, tek Hotel Rogner, ku ka edhe disa oferta me leverdi. Sapo të shkelësh brenda ambienteve të Bamboo-së do e ndjesh aromën e mirë dhe do nxitosh të veshësh robdëshambërin e shapkat, për të nisur me detoksifikimin.

Sekreti i dobësimit në pranverë!

Si? Përmes disa mënyrave që kush i ka provuar, ua ka ndjerë lezetin. Kush nuk i ka provuar ka rastin.

Sekreti i dobësimit në pranverë!

Përmes Banjos Turke që ndryshe njihet si Hammami. Me pak fjalë, nëse akoma nuk i di efektet pozitive të Hammamit, ja ku i ke:

Përmirësim i mikroqarkullimit të gjakut, detoksifikim i lëkurës, pastrim i akneve, përmirësim i elasticitetit të lëkurës, forcim imuniteti, zhdukje e qimeve brenda lëkurës, çlirues stresi. Pra 8 në 1. Ofron më shumë sesa vetëm detoksifikim.

Përmes Skrabit të trupit, organike me bazë kripën dhe vajra esenciale të pastër. Sugjerohet të paktën një herë në javë.

Sekreti i dobësimit në pranverë!

Përmes mbështjelljeve të ngrohta të trupit.

Kjo mund të jetë një super ide, meqë pranvera ka ardhur me temperatura të ulëta. Kështu bën edhe pastrimin, merr edhe një ndjesi të këndshme ngrohtësie. Ky proces tek Bamboo Spa & Hammam kryhet me baltra me përbërje shumë speciale baltë Rhassoul të Afrikës së Veriut kombinuar me vajra të pastër të qitros, Juniper Berry dhe Imorteles të cilat eleminojne toksinat, reduktojnë shfaqjen e celulitit dhe përmirësojnë dukshëm cilësinë e lëkurës së trupit.

Sekreti i dobësimit në pranverë!

Përmes masazheve që janë një formë rizgjimi i trupit sepse një masazh i bërë siç duhet nxit qarkullimin e gjakut dhe përmirëson të gjithë funksionet metabolike të trupit. Bamboo përdor një linjë të posaçme organike AMALA për të përmbushur të gjitha nevojat e trupit për t`u detoksifikuar.
Kështu që gjithë këto procese çojnë në detoksifikim e për rrjedhojë edhe në reduktim të peshës. A nuk është ky synimi i të gjithëve sapo ikën dimri që fsheh kilogramët pas xhupave?

Sekreti i dobësimit në pranverë!

Teksa ndryshon gardërobën, duke nxjerrë më në qendër të dollapit rrobat e lehta, mendo edhe për gjithë këto që lexove. Trupi ka nevojë për detoksifikim, në qofsh grua apo burrë. Lëkura nuk ka gojë të flasë. Ndaj rezervo një takim në numrin e telefonit. Bamboo gjendet lehtë, mu në qendër të Tiranës.

*Për rezervime +355692020112
Bamboo Spa & Hammam në Instagram
Bamboo Spa & Hammam në Web